Edhe një sukses i filmit shqiptar, çmimi i radhës fitohet në “Festival Internacional de Cine de Autor”

Foto ilustrim

Filmi me metrazh të shkurtër “Rasti i çuditshëm i Teresitës”, me regji nga Renis Hyka, fitoi çmimin “Best Fictional Short Film” në edicionin e 7-të, të Festivalit Ndërkombëtar për Film Autor” (Festival Internacional de Cine de Autor).

Filmi “Rasti i çuditshëm i Teresitës” është një prodhim i shtëpisë kinematografike “d”Art Production”, me financimin e Qendrës Kombëtare Kinematografike të Shqipërisë.

Renis Hyka, është regjisor i ri shqiptar i cili e realizoi filmin “Rasti i çuditshëm i Teresitës, si punë diplome. Për këtë projekt ai u mbështet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, vitin e kaluar si pjesë e Paktit për Universitetin, ndërsa në vitin 2023 është miratuar për mbështetje financiare nga QKK edhe projekti i tij për film të shkurtër “Furracaku”.

Me herët Renis Hyka mori pjesë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, i përzgjedhur në programin Talents Sarajevo, pjesë e CineLink Industry Days, i cili i kushtohet trajnimit të talenteve të filmit nga Ballkani, rritjes së tyre profesionale dhe krijimit të mundësive për bashkëpunim./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

KËTA JANË DHJETË AUTORËT QË VIJOJNË GARËN PËR ÇMIMIN “KADARE”

– Biser Mehmeti me dorëshkrimin e romanit “Të jetosh me vdekjen”
– Bujar Balliu me romanin “Era ndez qirinj”
– Bujar Skëndo me “Psherëtima e fundit”
– Durim Taçi me “Liqeni në mes të detit”
– Entela Kasi me romanin “Rikthimi”
– Fatmir Halimi me “Makthi”
– Kujtim Lapa me “Vdekja e Orlandos”
– Renis Hyka me përmbledhjen “Tregimi më i shkurtër në botë”
– Shpresa Qiriqi me përmbledhjen me tregime “Mjegull”
– Vera Bekteshi me romanin “Pusulla letre”

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult