Filmi kosovar, “Vera Andrron Detin” i Kaltrina Krasniqit ka fituar grantin kryesor në Festivalin e Filmit ‘Arras’, festival ky që u kushtohet kinemave në Evropë.
Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të këtij festivali në rrjetin social “Facebook”, transmeton ‘rtklive’.
Ky film trajton temën e Verës, jeta e qetë e së cilës prishet nga vetëvrasja e burrit të saj. Ku më pas ndiqet nga kërcënimet e personave që pretendojnë se shtëpia e saj në fshat iu takon atyre.
—————————————–
LEXO EDHE: “VERA ANDRRON DETIN”, DO TË SHFAQET NË FESTIVALIN E FILMIT NË PERU
Filmi kosovar i regjisores, Kaltrina Krasniqi “Vera Andrron Detin”, do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Peru, më datë 12 nëntor.
Java e Filmit “Ulima” është një ngjarje që ofron një hapësirë për të parë. Diskutuar, bërë dhe shpërblyer filma, transmeton ‘gazetaexpress’.
Çka bëhet fjalë në filmin ““Vera Andrron Detin”?
Në film përditshmëria e qetë e Verës ç’rregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj. Që hapë rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat.
Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah. Bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.
Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj.
Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi.