Ka munguar qe një kohë, Armend Rexhepagiqi i rikthehet sonte publikut prishtinas

armend rexhepagiqi

Sonte do të fillojë festivali “Prishtina Gastronomy”, që gërsheton kulturën e gastronominë në një vend.

Ky festival do të zgjasë deri më 27 korrik, ku sheshi “Adem Jashari” do të mbledhë edhe disa prej emrave më eminentë të muzikës shqiptare, raporton zeri.info.

Por nata e parë do të fillojë me këngëtarin e mirënjohur të shumë hiteve e teksteve, Armend Rexhepagiqi.

Ditëve të ardhshme do të performojnë artistë e grupe muzikore si: Sinan Vllasalihu, Marsela Çibukaj, Jericho, Fisnikët, Eneda Tarifa, Nezafete Shala dhe shumë të tjerë. 

ObserverKult


Lexo edhe:

ARMEND REXHEPAGIQI: S’DUA TË NDAHEMI TANI… (TEKSTI DHE KËNGA)

Armend Rexhepagiqi është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Familja e tij është me prejardhje nga Plava (Mali i Zi).  

Ai ka shkruar dhe kompozuar shumë këngë siç janë: “Qaforja”,” Edhe një herë”, “Ajo”, “Dashurinë ku e kam”. “Kujt do t’ia shpreh pikëllimin tim”, “Ti nuk më meriton”, “Harrova”, “Shko” e shumë këngë të tjera.

Në vitin 1990 ai përfaqësoi denjësisht Kosovën në Jugovizion (festival që mbahej në ish-Jugosllavi) për zgjedhjen e këngës për garën e Eurovizionit, kënga ishte në shqip dhe quhej “Mami, mami”.  

Në vitin 2006 ai doli fitues në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Kur dashuria vdes” si dhe arriti të marr Çmimin e Kantautorit më  mirë.

Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këngën e tij “Çka do të ndodhë me ne”..

Këngën dhe tekstin e plotë e gjeni KËTU

————————————-

Lexo edhe:

ARMEND REXHEPAGIQI: O MOS TË VDES PA T’PA EDHE NJË HERË (TEKSTI DHE KËNGA)

aida baraku armend rexhepagiqi ti nuk më meriton

Ka shumë ditë që pikëllimi më mban,
Si një sëmundje e rëndë,
Që bar nuk ka e s’me lë të jetoj.

Ka shumë ditë që rrugët përherë na janë ndarë,
E ditët e mia, netët e mia kot unë i harxhoj.
A ka në botë kudo arsye për këtë vuajtje,
O, më beso se faj nuk kam që forca po më lë.

Se çdo ditë e re më tregon se
ishte e kotë tërë kjo pritja ime,
edhe mundi im dhe ëndrrat për dashuri.

Këngën dhe tekstin e plotë e gjeni KËTU