Edhe yjet do të garojnë online

 Filmat e shfaqur online do të mund të garojnë në ceremoninë e vitit të ardhshëm të çmimeve “Oscar”.

Deri më tani, vetëm filmat që janë shfaqur nëpër kinema për të paktën një javë në Los Anxhelos, kanë pasur mundësi të garojnë. Por, kushtet e pandemisë kanë ndikuar në mbylljen e kinemave në gjithë botën, një numër i filmave janë transmetuar nëpër platforma online.

Presidenti, David Rubin dhe shefja ekzekutive, Dawn Hudson, janë shprehur: “Akademia beson se nuk ka mënyrë më të mirë, për të përjetuar magjinë e filmave sesa kur shfaqen në kinema. Përkushtimi ynë, ndaj kësaj teorie është i pandryshuar dhe palëkundur. Megjithatë, pandemia tragjike me sëmundjen Covid-19 (që shkakton koronavirusi), ka krijuar nevojën e këtij përjashtimi të përkohshëm”.

Rregullat tradicionale, është thënë se do të rikthehen me përfundimin e pandemisë.

Filmi jugkorean, “Parasite”, ka fituar çmimin për filmin më të mirë këtë vit, të Akademisë, duke u bërë filmi i parë që nuk është gjuhën angleze, por me një “Oscar” në këtë kategori.

Ky film shpërfaq satirën sociale rreth dy familjeve nga klasa të ndryshme shoqërore në Seul, njëra që jeton në varfëri në bodrum dhe një familje të pasur, që jeton në një shtëpi të madhe./konica