“Edi Rama na kërkoi të bashkëpunonim”/ Landi flet për këngën që u solli shumë suksese

Kohët e fundit është folur shpesh për përkrahjen që artistët po u bëjnë politikanëve në fushatën për zgjedhjet vendore në Shqipëri.

Por një nga bashkëpunimet më të suksesshme të realizuara nga këngëtarët së bashku me politikanët është bërë 20 vite më parë.

Në vitin 2003, kryeministri Edi Rama, në atë kohë kryetar bashkie kërkoi të bënte një bashkëpunim me grupin më të mirë të asaj kohe West Side Family.

E produkti ishte kënga “Tirona”. Kjo këngë është një nga bashkëpunimet më të sukseshme të realizuara në kohë zgjedhore.

Landi i njohur si vokalisti i grupit “West Side Family”, tha se bashkëpunimi me kryeministrin Rama në vitin 2003 për këngën e fushatës “Tirona”, u solli shumë suksese.

I ftuar në Euronews Albania ai tha se Edi Rama, në atë kohë kryetar bashkie, u kërkoi të bashkëpunonin me të. Ata në atë kohë ishin ndër grupet më të mira dhe më të kërkuara në Shqipëri.

Gjithashtu ai shtoi se “zërat thonë se ndikoi në fushatë”.

“Zërat thonë se ka ndikuar edhe në një shtim të votave. Si nga ata që ishin në zonën gri por edhe nga kundërshtarët.

Qasja ka qenë nga kryebashkiaku i kohës. Ne kënduam në shesh për Vitin e Ri, pas përfundimit, ai na tha se donte të bashkëpunim.

Kjo erdhi si pasojë që publiku kishte te grupi West Side Family. Rama nuk ka ndërhyrë në tekst. Besimin që pati Rama te Flori ishte i pagabueshëm. Kjo sepse ai i shpjegoi idenë dhe Doktor Flori e ka kthyer në tekst”,-tha Landi./euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

LANDI HYSI ME POSTIM EMOCIONAL: MA KTHENI DR.FLORIN…

Vdekja e tij shkaktoi dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe fansat e tij.

Dr Flori la pas një trashëgimi të pasur muzikore. Këngët e tij të kthyera në hite, vazhdojnë të dëgjohen ende dhe sot.

Këngëtari është kujtuar çdo vit nga miku i tij Landi Hysi. Ai e ka kujtuar Florin me një nga këngët e grupit të tyre “West Side Family” dhe citoi vargjet e Florit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult