Aktorët e Teatrit Kombëtar i kanë dërguar një letër kryeministrit, Edi Rama dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti për të rishikuar pagat e tyre.
Ata prej kohësh janë shprehur të pakënaqur nga pagesat, duke u shprehur se pavarësisht numrit të roleve, shfaqjeve, nivelit të vështirësisë së veprës, biletave të shitura, paguhen me një rrogë bazë.
Këtë herë shkak për kërkesën e tyre është bërë rritja e pagave të artistëve të TKOBM me vendim të Këshillit të Ministrave.
Në letrën e tyre, aktorët e Teatrit shprehen se u vjen mirë për kolegët e TKOB, por do të donin të mos diferencoheshin.
Në letër me kërkesën e sotme, kanë firmosur artistë si Ndriçim Xhepa, Arben Dërhemi, Anila Bisha, Naun Shundi, Eriona Kakeli, Elia Zaharia, Lulzim Zeqja, Laert Vasili, Niada Saliasi dhe shumë të tjerë./abcnews
ObserverKult
Lexo edhe:
TENORI RUDI SATA: RRITJA E PAGAVE PËR ARTISTËT ISHTE ME KRITERE ARTISTIKE APO THJESHT SIPAS QEJFIT
Rudi Sata i indinjuar
Pagat e artistëve dhe të punonjësve të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor u rritën, por për artistët kaluan vite që të kujtoheshin për ata.
Ministrja e Kulturës Elva Margariti më parë u shpreh se me vendim të Këshillit të Ministrave përfitojnë 191 artistë e punonjës të TKOBAP, mes të cilëve 190 në masën 47-59 për qind dhe drejtori i përgjithshëm në masën 15 për qind.
Por tenori i TKOB Rudi Sata shprehet me kritika. Ai thotë se ka qenë një kërkesë e bërë prej vitesh, ndërsa shtron disa pyetje për Ministrinë e Kulturës.
“Mbas 9 vitesh “thatësirë” më në fund qeverisë i ra ndërmend edhe për artistët, që të kenë rritje të pagës. Por duke ju referuar aktualitetit unë me të drejtë ngre pyetjet:
1)Kjo është rritje page apo indeksim?
Sepse po t’i referohemi INSTAT-it, specialistët flasin për një krizë, e cila ndikon ke xhepat e qytetarëve diku te rreth 7.4 për qind!