Edi Rama për Ermonela Jahon: Ata që nuk e morën seriozisht, sot nuk njihen…

ermonela jaho
Ermonela Jaho

Në takimin me maturantët me mesatare 10 absolute, të cilët morën medalje ari, për të frymëzuar të ndjekin gjithnjë ëndrrën e tyre, Rama solli shembullin e artistes së madhe, Ermonela Jaho.

I gjithë mundi dhe sakrifica e artistës për t’u ngjitur në të gjitha skenat e botës e për të qenë, pa ekzagjerim një protagoniste.

“Besoj që e keni dëgjuar Ermonela Jahon, ajo ka bërë karrierë të paimagjinueshme, duke qenë protagoniste në të gjitha skenat e botës. Kur ajo studionte në një lice artistik, nga një familje shumë e varfër, askush se merrte seriozisht.

Kur ajo thoshte unë do këndoj në ‘La Scala’, normalisht se morën seriozisht, e pra atyre që se morën seriozisht nuk iu njihet emri, kurse ajo këndoi atje.

Epo ta dini se çfarë ka bërë ajo për të triumfuar dhe për të qenë në majë për moshën që ka, përpjekjet, disiplina, stërvitja fizike, lotët, përplasjet e kokës pas muri, rrëzimet e ringritjet janë një film tjetër. Nëse jeni të gatshëm ta realizoni këtë film që dëshironi ju uroj shumë suksese”, u shpreh Edi Rama./dritare.net


Lexo edhe:

ERMONELA JAHO NË GJENDJE JO TË MIRË SHËNDETËSORE, ANULON KONCERTET

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, ka anuluar dy koncerte në Oviedo dhe Bilbao. Shkak për këtë anulim të koncerteve është bërë gjendja shëndetësore e sopranos.

Në vazhdim mund ta lexoni postimin e saj pa ndërhyrje:

‘Dua të shpreh me gjithë sinqeritet, nga thellësia e shpirtit, trishtimin e madh që ndjej tani që detyrohem të anulloj dy koncertet e mia ne Oviedo dhe Bilbao për arsye të pashmangshme shëndetësore...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU