Ermonela Jaho në gjendje jo të mirë shëndetësore, anulon koncertet

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, ka anuluar dy koncerte në Oviedo dhe Bilbao. Shkak për këtë anulim të koncerteve është bërë gjendja shëndetësore e sopranos.

Në vazhdim mund ta lexoni postimin e saj pa ndërhyrje:

‘Dua të shpreh me gjithë sinqeritet, nga thellësia e shpirtit, trishtimin e madh që ndjej tani që detyrohem të anulloj dy koncertet e mia ne Oviedo dhe Bilbao për arsye të pashmangshme shëndetësore.

Spanja është një vend për të cilin ndjej një dashuri të madhe dhe më bëri iluzion të veçantë për të qenë në gjendje të transmetoj në një mënyrë kaq të afërt, përmes muzikës, të gjithë afeksionin që ndjej për publikun tuaj, që me këto fjalë ju kërkoj falje dhe vlerësoj shumë nder në këmbë.

Në të njëjtën mënyrë dua të falënderoj edhe mbështetjen që kam ndjerë përballë kësaj situate të vështirë nga këto dy Teatro të mëdhenj për të cilët ndjej shumë respekt. Oviedo Filarmonia, Tetro Arriaga Antzokia. Faleminderit me gjithë zemër dhe shpresoj të kem mundesi të të përqafoj shumë shpejt në Spanjë, një vend ku ndihem si në shtëpinë time.’– shkruan sopranoja.


Lexo edhe:

ERMONELA JAHO, SOPRANOJA ME FAMË BOTËRORE: NË SHQIPËRI S’DO MË FUSNIN AS NË KOR!

Ermonela Jaho jeton prej dy dekadash në majë të suksesit duke qenë pjesë e skenave më të mëdha operistike botërore.

E talentuar dhe shumë punëtore, që të dy këto veti vërehen edhe përgjat rrëfimit të saj për podcastin “Zë me Mirën”.

Mira Kazhani: Nëse nuk do ishte ndezur drita e madhe jeshile për ty – ti mund të kishe bërë gjëra të mesme, po ndoshta atë shkëlqimin që ti e kërkove me aq shumë punë edhe me shpirtin tënd, mund të mos e kishe arritur – mund të kishte ndodhur që të ishe kthyer në Shqipëri dhe ta kishe jetën këtu. Do kishe pasur të njëjtën karrierë në Shqipëri besoj?

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult