Edi Rama reagon ndaj akuzave për Teatrin, përmend edhe aktorin Sandër Prosi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli në seancën parlamentare për debatin mbi teatrin dhe shembjen e këtij objekti.

Me ironi kryeministri iu drejtua deputetit të opozitës Myslym Murrizi dhe u shpreh kur të dëgjoja ty për teatrin papritur mu kujtua një shprehje e aktorit të madh Sandër Prosi.

“I dashur Myslim kur të pashë duke folur për popullin, nga kjo dashuri e beftë për teatrin që ka shpërthyer, papritur fytyra jote mu zëvendësua me të Sandër Prosit, që thoshte ‘eh sa gjëra thuhen në emrin tënd o popull’ Sandër Prosit në një nga rolet e tij  thoshte: Eh sa gjëra thuhen në emër të popullit. Ndërsa jemi te Shekspiri, dhe atyre që shohin në filxhanin e Ledit Maktbeth, po ju kujtoj një shprehje të shkrimtarit.  Budallallëku dhe mençuria ngjiten kollaj njësoj si sëmundjet infektive, prandaj zgjidhini me kujdes ato që dëgjoni, thotë Shekspiri. Meqë teatrin e politikës e ka pushtuar sot politika për teatrin, më lejoni t’ju them se ky është një lajm shumë i mirë, kur nëse nuk do të kishim bërë gjërat e duhura, ose mund të mos ishim takuar fare këtu, duke numëruar kolapsin tonë shëndetësore në kushtet e një përballje të sëmundje kur shumë shtete më të fuqishme e humbën”, deklaroi Rama.

Sipas tij është e suprizuese që ka shpërthyer dashuri e bëftë për teatrin.