Edi Rama: Zbulime mbresëlënëse në Himarë/ Ja për çka bëhet fjalë

Përgjatë muajit që lamë pas gjatë gërmimeve që janë bërë në Himarë u zbulua tuma e tretë pranë varrezave që paraqesin elemente unike të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve.

E këtyre zbulimeve i është gëzuar kryeministri shqipëtar, Edi Rama i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se janë bërë zbulime mbresëlënëse në Himarë.

“Objektet e zbuluara në to i përkasin periudhës së hekurit të hershëm (shek. XI-X p.Kr). Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian “, ka shkruar kryeministri Rama.

E kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë.

ObserverKult


Lexo edhe:

ZBULIMET MË TË RËNDËSISHME ARKEOLOGJIKE TË VITIT 2022

Viti 2022 ishte një vit zbulimesh të mëdha arkeologjike. Disa, si p.sh. zbulimi në Egjipt i piramidës së një mbretëreshe të panjohur deri më tani, rishkruan një pjesë të historisë; të tjera, si identifikimi i rrënojave të Endurance midis akujve të Antarktidës, i dhanë fund një kërkimi shekullor. “Focus” ka përzgjedhur gjetjet më të rëndësishme të vitit.

EGJIPT, TEMPULLI I ZEUSIT

Prillin e kaluar në vendin arkeologjik të Tel al-Farma, ku dikur qëndronte Pelusiumi i lashtë, u gjetën mbetjet e një tempulli antik kushtuar Zeusit. Gërmimet filluan nga dy kolona graniti Asëan, të vendosura në hyrje, të cilat u shembën pas një tërmeti të lashtë.

Pse është e rëndësishme? Kërkimi për këtë tempull kishte filluar më shumë se njëqind vjet më parë.

Tani kemi prova të faktit se në kohët e lashta…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult