Fotografi e përbashkët e të nominuarve për Oscar

Aktorë, regjisorë, skenarist e producent të nominuar në të gjitha kategoritë e shpërblimeve “Oscar”, u bënë bashkë në një vend për ta festuar suksesin e tyre, në gala mbrëmjen e përvitshme të organizuar pak para ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve.

Aktorët Brad Pitt, Leonardo DiCaprio, Charlize Theron dhe Renee Zellweger, ishin ndër yjet e listës A të Hollywoodit, të cilët u përfshinë në fotografinë e përbashkët të të nominuarve për vitin 2020, duke e shënuar takimin e tyre të parë para ceremonisë, ku jo të gjithë do të jenë triumfues.

Dhjetëra producent, montazherë, kostumograf, realizues dokumentarësh dhe muzikantë, patën rastin ti bashkohen disa prej emrave më të njohur në industrinë e filmit, në këtë ngjarje të veçantë e cila i nderon të gjithë ata në mënyrë të barabartë.

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Oscar të cilat i ndanë Akademia e Arteve dhe Shkencës në Hollywood, do të mbahet më 9 shkurt në teatrin “Dolby” në Los Angeles.