Edicioni i shtatë i Kolonisë, 55 piktorë të Ballkanit bëhen bashkë në Ulqin

Kajala e Ulqinit

Në Ulqin, pas ekspozimit me sukses dhe ofrimit për pushuesit e shumtë të librit nga vendet e rajonit, çelet edicioni i 7-të i Kolonisë së Piktorëve nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Kroacia.

Në këtë koloni artistike do të marrin pjesë pesëdhjetë e pesë piktorë ballkanikë, të cilët do të njoftohen me perlat e natyrës së bukur të Ulqinit, qytet shqiptar në Mal të Zi.

Kolonia do të fillojë më 14 shtator dhe do të zgjasë deri më 17 shtator 2023.

Ekspozita e punimeve të realizuara gjatë kolonisë në fjalë do të mbahet në ditën e diel, 17.09.2023, ora 11.00, në mjediset e resortit LLolla, Ulqin.

ObserverKult


Lexo edhe:

PIKTORI ‘QËNDIS’ MURIN TE “UJI I FTOHTË” NË VLORË ME PORTRETET E 5 FIGURAVE HISTORIKE SHQIPTARE

Piktori i muraleve, Bledar Çakalli ka realizuar një tjetër vepër arti. ‘Artisti i rrugëve’ që me talentin e tij ka zëvendësuar shkarravinat banale me portretet e heronjve kombëtarë që përçojnë historinë e vendit tonë, ka pikturuar në Vlorë 5 figura të njohura shqiptare.

Tek “Uji i ftohtë” në Vlorë, Bledari ka pikturuar në mur, Gjergj Kastriot Skënderbeun, Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Adem Jasharin, dhe Muharrem Rushitin e Çamërisë.

Për të realizuar këtë punë artistike, piktori Bledar, shkruan se ka pasur ndihmën e 3 shqiptarëve të njohur, brenda e jashtë vendit.

I pari që ka kontribuar që Bledari të kryejë këtë pikturë artistike në mur, ka qenë shqiptari i Amerikës, Angelo Bushi…

Tekstin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU