“Qilimi Shqiptar” në Shirokë projekt i arkitektit Hernandez, fiton çmimin e parë te Loop Design Awards

Shiroka me projektin “Qilimi Shqiptar” të arkitektit Hernandez, fiton çmimin e parë te Loop Design Awards për vitin 2021 në kategorinë peizazh/hapësira publike.

Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Benet Beci. I cili thekson se “këtë vit konkurruan për çmime 650 projekte nga 50 vende të botës”.

“Urime arkitektëve për idenë e veçantë dhe këmbënguljen për cilësinë e projektit. Inxhinierëve e ndërtuesve të veprës dhe kolegëve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për përfundimin e suksesshëm të një tjetër projekti të rëndësishëm për vendin”, – tha Beci.

Beci u shpreh se “ky është një lajm shumë i mirë që e vendos Shkodrën në qendër të vëmendjes. Një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit dhe një nxitje e përgjegjësi për të gjithë. Që të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim punën për transformimin e qytetit”.

Projekti i rikualifikimit urban të Shirokës, e ka kthyer në qendër turistike, argëtuese. Dhe të pasur në aktivitete sociale në shërbim të komunitetit.

Projekti përfshiu restaurimin e 2000 m2 fasada, ndërtimin e 1500 m2 çati të reja, si dhe ndërtimin e një hapësire, prej 1700 m2 parking publik. Hapësira e rikonstruktuar e sheshit është 20.000 m2 në total.

Projekti përfshiu restaurimin e 2000 m2 fasada…

Lajmi u bë i ditur nga deputeti i Partisë Socialiste, Benet Beci, i cili thekson se “këtë vit konkurruan për çmime 650 projekte nga 50 vende të botës”.

“Urime arkitektëve për idenë e veçantë dhe këmbënguljen për cilësinë e projektit, inxhinierëve e ndërtuesve të veprës dhe kolegëve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për përfundimin e suksesshëm të një tjetër projekti të rëndësishëm për vendin”, – tha Beci.

Beci u shpreh se “ky është një lajm shumë i mirë që e vendos Shkodrën në qendër të vëmendjes. Një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit dhe një nxitje e përgjegjësi për të gjithë që të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim punën për transformimin e qytetit”.

Projekti i rikualifikimit urban të Shirokës, e ka kthyer në qendër turistike. Argëtuese dhe të pasur në aktivitete sociale në shërbim të komunitetit.

Projekti përfshiu restaurimin e 2000 m2 fasada, ndërtimin e 1500 m2 çati të reja. Si dhe ndërtimin e një hapësire, prej 1700 m2 parking publik. Hapësira e rikonstruktuar e sheshit është 20.000 m2 në total./ATSH

LEXO EDHE: “Qilimi shqiptar” i sheshit të Shirokës nominohet për çmimin prestigjioz