Edison Ypi: Jeni po ata që na spiunonit kur donim të arratiseshim

filmat shqiptar shami edison ypi

Nga: Edison Ypi

Kur 30 vjet të shkuara zbarkuat me mijëra në Itali e gjetkë, u sollët sikur italianët dhe të tjerë ua kishin borxh t’u mbanin e t’u sajdisnin, t’u vishnin, t’u mbathnin, t’u ngopnin, t’u gjenin edhe punë.
Sot sirianët që po ikin nga lufta dhe nga diktatura, nuk duan të rrinë këtu, ata thjesht po kalojnë.
Pse nuk bëni për sirianët as 1 të mijtën e asaj që bënë për ju italianët?
Ku janë pedagogët, akademikët, doktorat, profesorat, llapaqenat që flasin nëpër televizora për të drejtat e njeriut?
Ku është shoqëria civile e parazitëve të zyrave që merret me këto punë?
Ku janë në këtë rast OJQ-të e karakurvave që majmen me paret e taksapaguesve?
Pse po i fusni ata të mjerë nëpër burgje dhe spitale?
Pse s’pipëtini, pse strukeni, pse bëni sikur s’i shihni?
Ku e keni ndjeshmërinë njerëzore, mikpritjen legjendare, kanunin, respektin për fatkeqin që troket natën se ka humbur rrugën?
S’keni fare të tilla.
Trimërinë dhe Besën i keni vetëm nëpër lahuta dhe çiftelira.
S’keni ndryshuar aspak.
Jeni po ata që na spiunonit kur donim të arratiseshim.

ObserverKult


Lexo edhe:


EDISON YPI: KENI SHPIRT, POR TË FTOHTË…

Keni fukarallëk, por përdorni smartfona. Keni ankesa, por në Prokurori nuk shkoni. Keni biznese, por nuk paguani taksa.

Keni dëshirë të qeveriseni, por votën e shisni. Keni shpirt, por ua mposht instinkti i kopesë. Keni fantazi, por e përdorni për dallavere.

Keni dashuri për femrat, por nuk i respektoni. Keni njerëz të ndershëm, por pak. Keni njerëz të famshëm, por jo të dashur. Keni territor të vogël, por fajin e keni vetë.

Keni fëmijë, por nuk i edukoni. Keni të hani, por nuk ngopeni. Keni ashensor, por e shkatërroni. Keni besë, por nuk e mbani. Keni shpirt, por të ftohtë. Keni lot, por të ftohtë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU