Edison Ypi: Keni shpirt, por të ftohtë…

Nga: Edison Ypi

Keni fukarallëk, por përdorni smartfona. Keni ankesa, por në Prokurori nuk shkoni. Keni biznese, por nuk paguani taksa.

Keni dëshirë të qeveriseni, por votën e shisni. Keni shpirt, por ua mposht instinkti i kopesë. Keni fantazi, por e përdorni për dallavere.

Keni dashuri për femrat, por nuk i respektoni. Keni njerëz të ndershëm, por pak. Keni njerëz të famshëm, por jo të dashur. Keni territor të vogël, por fajin e keni vetë.

Keni fëmijë, por nuk i edukoni. Keni të hani, por nuk ngopeni. Keni ashensor, por e shkatërroni. Keni besë, por nuk e mbani. Keni shpirt, por të ftohtë. Keni lot, por të ftohtë.

Keni ilaçe, por s’u bëjnë efekt. Keni fat, por nuk dini ta përdorni. Keni histori, por nuk e njihni. Keni gjeografi, por nuk e shëtisni. Keni kisha dhe xhamia, por nuk i frekuentoni. Keni zemër, por thjesht pompë. Keni mendje, por nuk e vrisni. Keni kohë, por e
push katoni nëpër kafenera.

Keni semafora, por nuk dini nga t’ja mbani. Keni korent, por e vidhni. Keni gjuhë, por vetëm për të llapur. Keni qef të martoheni, por pendoheni.

Keni shami, por qurrat nuk i fshini. Keni shkolla, por nuk mësoni. Keni sapun, por nuk laheni. Keni shëndet, por jeni të ngathët.

Keni sëmundje, por nuk doni t’i shëroni. Keni ligje, por nuk i zbatoni. Keni punë, por përtoni t’i bëni. Keni qiell, por nuk e shihni. Keni krahë, por nuk fluturoni.

ObserverKult


filmat shqiptar shami

Lexo edhe:

EDISON YPI: PO MOR PLEHRA PO… DO MBURREM DERISA TA GJEJ NJË QË KA SHKRUAR LETRA SI UNË…

Nga Edison Ypi

Letrat që i kam nisur vëllait në Spaç. Nostalgjira të trishta. Nuk është mirë t’u afrohesh se sëmuresh.

Kanë mbetur disa dhjetra. Të tjerat kanë humbur.

Nuk i jam kthyer asnjërës prej atyre letrave për të parë çfarë kam zhgrrapsur ‘many tears ago’.

Aso kohe, nëna ime Hasia dhe unë, jetonim si Zonja Nurihan dhe Mark Zavalina. Prisnim e përcillnim mysafirë me halle të ngjajshme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult