Edison Ypi: Si ta kuptosh që je budalla

Nëse pushtimi të duket çlirim, ndalimi Shqipes progres, përvetësimi i Besimit fetar të pushtuesit, Fat, nuk je derr, maçok, qen zorraxhi, gomar, zhapik, zvarranik, je budalla.

Nga Edison Ypi

Është më se e natyrshme të ecësh rrugës duke kqyrur femrat. Sisët, shalët, kërthizat, harqet, format, vithet, lëvizjet, nazet, ojnat e tyre, të gjitha këto Allahu i ka bërë për t’u parë. Po të vajti mendja se ato mrekullira duhen mbuluar, përveçse budalla, je dhe shtazë.

Ngrënia me babëzi vetëm e bakllavasë ose hallvës, mund të bëjnë obez dhe diabetik, por jo budalla. Ama, nëse përveç bakllavasë, hallvës, kadaifit me bajame në mes, dashuron marrëzisht edhe të ndenjurit disa orë në kafene dhe qëndrimin këmbëkryq mbi shilte, s’ja asgjë tjetër përveçse budalla.

Pse preferon të veshësh shallvare dhe poture, s’ka të bëjnë me të qenët budalla. Këto veshje, hera-herës, janë të modës kudo. Por të shqyhesh së qeshuri me meseletë e Nastradin Hoxhës, simotrat e batutave të pështira të filmave të kurvit, është shenjë e sigurt se budalla denbabaden je.

Nëse nuk preferon të blesh në dyqan por vetëm mbi tezgë pasi të kesh bërë pazar me shitësin, harroje se mund të jesh gjë tjetër përveçse budalla.

Nëse edhe 1 herë të vetme të ka vajtur ndërmend ta rrahësh gruan, je një kokërr budallai që se ke shokun.

Edhe mund ta shesësh votën nëse je fukara. Ose aq mentë ke. Por po e shoqërove atë shitje me mbjellje hashashi, për prejardhjen genetike prej budallai mos ki dyshim. E ke të sigurtë, budalla ke qenë e budalla do jesh.

Po e shite motrën apo kushurirën prostitutë me çmimin e një lope si në pazar bagëtish, je një budalla që xhehenemin ku do shkosh do ta gjesh plot me të tjerë si vetja.

Ta duash kafenë të bluar me mulli kafeje, nga ata prej bronzi që rrotullohen me dorezë, për tu quajtur budalla, vetëm kaq nuk mjafton. Nëse të ndodh që krahas mullirit me dorezë, të fanepset një gëzhojë bronxi nga ato që kur isha ushtar i bëja në torno mulli kafeje, je një invadues, pushtues, luftënxitës, budalla safi’.

Haremi është i ëmbël. I raftë pika kujt nuk e ka qef! Por të ëndërrosh dhe pretendosh harem pa qenë Sulltan, je budalla.
Nëse nga njëra anë dëshiron femrat e të tjerëve dhe nga ana tjetër mbulon femrat e familjes tënde ? Më budalla se kaq nuk bën vaki.

Ndejtja ulur mbi shilte, pirja e lëngut të shegës, dëgjimi i muzikës tallava, të bëjnë budalla edhe nëse nuk je.


Nëse nuk e bën dot dallimin mes Poezisë dhe Bejtes, Poetit dhe rapsodit, s’ka provë më të sigurt se budalla je.

Shumë mirë që Allahun e ke frikë dhe i falesh disa herë në ditë. Allahu dhe ti prandaj ekzistoni. Që ti të mëkatosh, Allahu të të fali. Halli se ti Allahun nuk e mban për vete si diçka individuale, që të qetëson, ta zbut dhe ta zbukuron jetën. Por me Allah rrekesh të bësh politikë. Po vazhdove të bësh politikë me Allah, nuk je budalla, je idiot.

Po kape ndonjë lek duke u lëpirë e duke u jargavitur andej nga Shkupi, Stambolli, Ankaraja, dhe hiqesh për i squt, të jesh budalla ku ma gjen. Në këtë rast je një spiun i ndyrë.

Po fole keq për Skënderbeun, Shën Terezën, Ismail Kadarenë, nuk je budalla. Je një gropë me kalbësira, coftina, kërrma, krrokama. Je ndyrësirë e ndyrësirave, tradhtar, pleh, bërllog, mercenar, rrugaç që duhet me të hedh brenda makinës grirëse të barit si në filmat e horrorit.

ObserverKult


Lexo edhe:


EDISON YPI: TI QË NUK LEXON I BËN TË GJITHA TË ZEZAT- SHET VOTËN, VJEDH, SPIUNON…

Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, udhëton, zbavitesh. Por nuk je i qetë. Nuk ndjehesh i lumtur. Ke ankesa. Nuk të rreh mirë zemra. Nuk të mbushet mushkëria. Nuk e shijon dhe nuk e tret si duhet ushqimin. Mirë të bëhet. Këto taksirate do t’i kesh deri sa të ngordhësh. Sepse ti nuk lexon.

Vendi yt ka vuajtur diktaturën më gjakatare të botës, gjatë së cilës u përdhosën vlerat dhe u himnizuan veset. Prej një çerek shekulli vendi yt nuk është më diktaturë, por vend i lirë ku vendos vullneti i shumicës. Megjithatë ti vazhdimisht ankohesh. Ankohesh dhe do ankohesh sepse ti nuk lexon.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult