Edlira Ramaj: Vajto, e dashtun, violinë…

Qaj violinë, qaj
Unë po i bahem mike natës,
e po t’nigjoj ty, tuj këndue
Qaj, mos ndalo
Për kohërat e fatit të ndryshkun, këndo.
Sonte do bahem trishtë me veten,
Me ty,
Vajto, e dashtun, e n’heshtje klith.

Luaj telat e zemrës tem,
E mendjen ma pusho
Violinë.
Qaj, mos ndalo.
Në daç për dashuninë,
jetën, nostalgjinë.
Brenda vetes dhimbje mos mbaj
Vajto.

Banu nja me natën,
heshtjen, andrrat
Qaj, mos ndalo
Violinë.
Dhimbjen ma këndo.