A.S.Pushkin: Ajo nuk të dëgjon, s’sheh zemrën si të digjet

Te kopshti, në vetmi, pranverës, për çdo natë,
Këndon mbi trëndafil sa mund bilbil’ i ngratë,
Po trëndafili hesht e sytë nuk i shtie
Veç tundet e dremit mes tingujsh dashurie.

A mos kështu dhe ti këndon për vashën sot?
Mblidh mendjen, o poet, pse ngjiresh kot më kot?
Ajo nuk të dëgjon, s’sheh zemrën si të digjet.
Vështroje – lulëzon, thërrite- s’të përgjigjet.

Përktheu: Petraq Kolevica