Edmond Budina: Para se t’i ndaloni filmat shqiptarë duhet bërë kjo gjë

Regjisori i njohur, Edmond Budina, thotë se largimi i mafias nga pushteti, është më urgjente se dekomunistizimi.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Budina, kohë më parë, u shpreh se nisma për dekomunistizimin është propagandë për të përfituar nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë.

“Kush është më imediat sot, demafiostizimi i vendit apo dekomunistizimi. Unë kam përshtypjen se më i rrezikshëm sot, është mafia që kemi në pushtet dhe kudo në psikologjinë e shqiptarëve është futur mafia.

Kjo është shumë herë më imediate se historia e 30 viteve të shkuara. Unë jam plotësisht dakord që ajo duhet bërë. E gjitha kjo më duket një lloj prapagande për të përfituar nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë”, theksoi ai.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një projektligj në kuadër të nismës për dekomunistizimin.

Qëllimi i projektligjit, është që filmat, dokumentarët, këngët, programet televizive apo edhe momentet e ndryshme që kujtojnë e glorifikojnë sistemin komunist të ndalohen në vend.


Lexo edhe:

EDMOND BUDINA U PËRGJIGJET KRITIKUESVE: JEMI NE KËTA TË LAJTHITUR E HAJVANË QË FITUAM NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Këto ditë u zbardh vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kryesisht përkrahësit e pushtetit por edhe një pjesë e mirë e shoqërisë civile, e quajtën fitore të pjesshme, deri dhe humbje.

Fitorja është e plotë dhe e dukshme. Ai që nuk e do këtë fitore, e sheh gotën gjysmë bosh. Nuk dua të zgjatem se vendimin çdokush mund ta lexojë, por dy gjëra duhen thënë. Ligji special dhe VKM e transferimit të pronës ishin antikushtetuese.

Për ligjin special mbajnë përgjegjësi jo vetëm ata që e hartuan dhe votuan. Por edhe të gjithë ata që e mbështetën e firmosën për shembjen. Për sa i përket VKM-së, Bashkia e Tiranës duhet t’i kthejë pronën Ministrisë së Kulturës…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult