Robert Ndrenika flet për prishjen e Teatrit: Kam ndjerë dhimbje si kur prishet shtëpia e vjetër e babait

Artisti i njohur, Robert Ndrenika, u shpreh se për prishjen e Teatrit Kombëtar ka ndjerë po atë dhimbje që ndjen qytetari kur i prishet shtëpia e vjetër e babait, por gjen ngushëllim kur mendon se në atë vend do ngrihet një shtëpi bashkëkohore.

Duke folur në një medie, Ndrenika tha se padiskutim që ndjeu dhimbje për shkak të nostalgjisë prej viteve që ka kaluar në atë godinë, por gjen ngushëllim kur mendon se në atë vend do ngrihet një shtëpi bashkëkohore pa hilera, transmeton ATSH.

“Kam ndjerë po atë dhimbje që ndjen qytetari kur i prishet shtëpia e vjetër e babait, në të cilën ka kaluar fëmijërinë dhe është bërë burrë, por gjen ngushëllim kur mendon se në atë vend do ngrihet një shtëpi bashkëkohore pa hilera”, tha Ndrenika.