Edmond Islami: Te penxherja jote (teksti dhe kënga)
Se ç’ma ke shtëpinë në fund të zabelit, sytë e tu të qartë posi kupë e qiellit. Kur para teje unë një ditë qëndrova, nëpër sytë e tua vehten e vështrova.
Te penxherja jote mike po trokas. Hape moj të keqen, hape yll o gaz. Hape se të solla lulen që do ti, lulen që këputa ndër ato lajthi.
Erdh një shi nga mali dhe e lagu dhenë, fletët e qershisë pika-pika venë. Ç’më zu shiu në arë, miken edhe mua, udha ujë e baltë fushës u mbulua.