Në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora, profesori Edmond Tupja, ditë më parë, u shpreh se duhet rikthyer diktimi në shkollat e vendit.
Ai tha se diktimi duhet futur deri në klasë të pestë dhe të korrigjohet, pasi nuk mund të bëhet në universitet, por mësohet me mësimin e gjuhës.
Tupja: Pse e kanë hequr diktimin këta? Rama thotë ta fusim në universitet, por rregullat e gjuhës mësohen me mësimin e gjuhës. Në arsimin parashkollor duhet folur shqip, në muzikë duhen këngë shqip.
Në fillore, deri në klasë të pestë të ketë diktim dhe korrigjim. Arsimi në të gjitha shkallët e tij po të funksionojë mirë me vepra për ta mbrojtur shqipen.
Lexo edhe:
TUPJA: GJUHA SHQIPE PO SHKËRMOQET, PO ZHDUKEN FJALËT, SHENJAT E PIKËSIMIT, DËSHIRORJA DHE HABITORJA…
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, profesori Edmond Tupja u shpreh se gjuha shqipe po vritet dhe po shkërmoqet.
Ai theksoi se shumë fjalë përdoren në gjuhë të huaj, ndërsa po zhduken fjalët shqipe në vend të tyre.
Tupja: Unë flas shqip dhe komunikoj shumë mirë me bashkëkombësit e bashkëatdhetarët e mi. Ama unë po shoh se shqipja po zhduket. Po vritet alfabeti. Po mbaron. Po shkërmoqet shqipja. Ka dijetarë e historianë shkojnë deri tek origjina pellazgjike. Dakord e dimë nga vijmë, por çështja është se ku po shkojmë. Shikoni se si flitet dhe shkruhet shqipja sot.
Kam bërë anketa. Fjala “kujtesë” u zhduk po shënohet vetëm “memorie”. Fjala “Ngjarje e shënuar” iku thuhet “event” dhe ‘eveniment”. Thonë “startoj” dhe nuk themi “nisi”...
Tekstin e plotë e gjeni KËTU