Eduard Frrokaj: Kodi Biblik

Ata ishin dymbëdhjetë, ti u bëre i trembëdhjeti
e sheh se ke zgjedhur numër tragjik
për këtë e pinë nje cigare më shumë
nuk e dinë cili je Juda, Pjetri a Toma
në rreshtin biblik fluturon dhe bjen
kodi biblik nuk të bjen taman
ke qene ne Aushvic, ke qene në Meje
kronikan, poet, i mërguar
i fundit i mbijetuar
vetëm gjethet e vjeshtës pak pa ardh dimri kanë mbetë
të tjerat janë fjalë
ata ishin dymbëdhjetë, ti u bëre i trembëdhjeti
e sheh se ke zgjedhur numër tragjik
është vetëm natë në atdhe
një zë në mes të rrugëve endet si makth
dikush tha mos keni frikë po bjen nata
ke qenë në Aushvic, ke qene në Meje
kronist, poet, i mërguar
vetëm emrat dikund larg në botë tek gjethet e vjeshtës pak pa ardh dimri kanë mbetë
dhe kjo pikturë që të ndjek prapa
si piano e vjetër në Aushvic
si ekzekutim në pritat e Mejës
ata ishin dymbëdhjetë, ti u bëre i trembëdhjeti
i fundit i mbijetuar
cili je ti ?