Eduard Ymeri: Dëshmitar do të kishin vetëm lumin…

nga alberto moravia

Nga: Eduard Ymeri

U ulën në fushën e rrumbullakët, të zbulonin petët e miqësisë. Dëshmitar do të kishin vetëm lumin që, lagte pjesën më të madhe të dëshirave të tyre. Mali ishte në largësinë e mallit, t’u shkulte veshët sa herë duhej.

Pa u errur, i pari që ishte kthyer në gur të sheshtë këtu e shumë vjet më parë, iu lut të dytit t’i hidhte një grusht grurë. I dyti-guri i sipërm me një vrimë në mes, qëndronte pezull mbi kokën e tij.

Fjalët kurrizdala që ishin fshehur në grushtin e grurit, u veçuan një nga një dhe u hodhën me dëshirën e tyre në vrimë. Atëhere, guri i sipërm puthi gurin e poshtëm.

Ç’dorë kapi dorën e drunjtë? Njëra dorë, ndihmonte tjetrën, të vihej në lëvizje guri i sipërm.

*Titulli i origjinalit: “Dy shokët e ngushtë”

Eduard Ymeri

Lexo edhe:

EDUARD YMERI: NË SYTË E NJERËZVE NUK JEMI DY

Pranë ty,
në sytë e njerëzve nuk jemi dy.

Një trup i vetëm lëviz në turmë
pa Muhametin pranë që mund të krijonte zhurmë
rreth të krishterëve me Jezusin bari
dhe Budës ulur këmbëkryq i veshur në flori,
Dëshmitarët e Jehovait që, pa ftuar të hyjnë në shtëpi.

Në tufë, ujku bën kërdi.

Dy njerëz në një trup të vetëm,
hyjnë në pyll dhe zgjedhin lisin e drejtë për një letër
dhe shkruajnë pak fjalë:
Në këtë shtëpi, kam jetuar unë për ty,
dhe ti për mua ke qenë Zot;
unë, xhamia apo kisha e madhe sa një lot.

Hyje dhe ndizje puthjen e fshehur në sy.
Mësuam aty brenda se si shkruhet fjala Dashuri.

Letrën e mori era
dhe ditët u ngatëruan njëra me tjetrën, erdhi Pranvera.

ObserverKult