Eduardo Galeano: Dashuria është sëmundje e rrezikshme…

“Dashuria është një sëmundje nga më të rrezikshmet dhe më ngjitëset. Ne të sëmurëve nga dashuria, na dallon kushdo.

Nga: Eduardo Galeano

Sy, thellësisht të mavijosur, kallëzojnë se kurrë nuk flemë, të pagjumë natë pas nate prej përqafimeve, ose prej mungesës së tyre, vuajmë prej ethesh dërrmuese dhe ndiejmë një nevojë të papërmbajtshme për të thënë marrëzira.

Dashuria mund të shfaqet, kur, ashtu rastësisht, tek supa apo tek pija, lëshon nga dora një grusht me pluhur “dashuromë”.

Dashuria mund të të zërë, ama nuk mund të parandalohet dot.

Nuk e parandalon dot uji i bekuar, nuk e parandalon as gjaku i kurbanit; as kokrra e hudhrës që s’vlen për asgjë.

Dashuria është e shurdhër ndaj Fjalës se shenjtë dhe përbetimit të shtrigave.

Nuk ka dekret qeveritar që mund ta ndalojë, as bar mjekësor që ta evitojë, edhe pse shitëset vënë tellallin, nëpër tezga, për barëra shëruese, të garantuara e gjithçka tjetër.”

Në shqip: Bajram Karabolli

ObserverKult

Lexo edhe:

RRUGA MË E GJATË PËR NË VARR… ËSHTË AJO E DASHURISË

është Ngrije urën e dashurisë deri në diell...
Hand holding heart.

Dashuria është raport, besim, mirëbesim, përkushtim, përgjegjësi, pasion…E rruga e dashurisë në të shpeshtën është përplotë batica e zbatica, rënie e ngitjë përe.

E kanë përshkruar në mënyra të ndryshme, e prapë mbetet shumëçka për t’u thënë

Në vazhdim, ObserverKult ua sjellë disa thënie të zgjedhura për dashurinë nga autor të ndryshëm:

– Ngrije urën e dashurisë deri në diell, vetëm ajo na lidh me jetën, vetëm ajo na lidh me njerëzit. /A.Podrimja

– Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen. /Balzaku

– Dashnorët në botë shohin vetëm veten, harrojnë se i shohin të tjerët. /Platoni

– Kur dashuron, edhe majmuni të duket i bukur, kur nuk dashuron nuk të pëlqen as lulja lotos. /Kineze

– Njerëzit më tepër mundohen për bukën dhe dashurinë. /Japoneze

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult