Kur dashuron, edhe majmuni të duket i bukur/ 15 thënie për dashurinë

dashurisë admirimi

Dashuria është raport, besim, mirëbesim, përkushtim, përgjegjësi, pasion…E rruga e dashurisë në të shpeshtën është përplotë batica e zbatica, rënie e ngitjë përe.

E kanë përshkruar në mënyra të ndryshme, e prapë mbetet shumëçka për t’u thënë

Në vazhdim, ObserverKult ua sjellë disa thënie të zgjedhura për dashurinë nga autor të ndryshëm:

– Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen. /Balzaku

– Dashnorët në botë shohin vetëm veten, harrojnë se i shohin të tjerët. /Platoni

– Kur dashuron, edhe majmuni të duket i bukur, kur nuk dashuron nuk të pëlqen as lulja lotos. /Kineze

– Njerëzit më tepër mundohen për bukën dhe dashurinë. /Japoneze

– Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy. /Shekspiri

– Çdo dashuri kalon, kurse mosmarrëveshjet mbesin përgjithmonë. /Dostojevski

– Më duket se mund të dashurojnë shumë vetëm ata që dinë edhe të urrejnë shumë. /Cezari

– Në qoftë se je njeri bëj dashuri, në qoftë se je lule bëhu mimozë. /Hygo

– Të dua sepse më dhe dashurinë… e dua dashurinë sepse ma dhe ti. /Bodleri

– Nga gjithë pasionet, dashuria është më e fuqishmja, ajo në të njëjtën kohë sulmon zemrën, kokën dhe vetëdijen. /Volteri

– Dëshira dhe dashuria janë krahë për vepra të mëdha. /Gëte

– Pas dashurisë nuk ka gjë tjetër, veç vdekjes. /Zola

– Rruga më e gjatë për në varr është rrruga e dashurisë. /Spanjolle

– Kur njeriu dashuron, dëshiron të bëj diçka, prandaj dëshiron të sakrifikojë, dëshiron të shërbejë. /Heminguei

– Vetëm dashuria mund ta ndërtojë brenda një nate Murin Kinez. /Koreane

Këto janë vetëm disa nga aforizmat që personalitete të ndryshme kanë thënë për dashurinë. Por në fund fare secili e ka atë përvojën e vet që mund të jetë krejt unike dhe të mos i përshtatet asnjëra nga thëniet e mësipërme.

Përgatiti: T.K/ ObserverKult

Lexo edhe:

MICHALIS GANAS: ËSHTË E VËSHTIRË TË DUASH, POR LE TË JEM ROB I DASHURISË