Eduardo Galeano: Jemi të lirë të jemi çfarëdo që duam…

Nga Eduardo Galeano

Jemi të lirë ta krijojmë veten. Jemi të lirë të jemi çfarëdo që duam të jemi. Fati është një hapësirë e zbrazët dhe për ta mbushur atë siç duam, duhet të luftojmë dhëmbë për dhëmbë kundër botës së heshtur të vdekjes, kundër bindjes dhe ndalimeve të poshtra.

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult

Lexo edhe:

EDUARDO GALEANO: DUHET TË KEMI GUXIMIN PËR TË QENË EDHE VETËM…

Ecja është një rrezik dhe frymëmarrja është një heroizëm në qytetet e mëdha të botës me kokë poshtë. Kush nuk është rob i nevojës, është rob i frikës: disa nuk i zë gjumi nga ankthi për të pasur atë që s’kanë; të tjerët nuk i zë gjumi nga paniku se mos humbasin atë që kanë.

Bota e përmbysur na stërvit që ta shohim fqinjin tonë si një kërcënim dhe jo si një premtim. Na ndrydh në vetmi dhe na ngushëllon me droga kimike dhe me miq kibernetikë. Jemi të dënuar të vdesim nga uria, apo nga frika, ose të vdesim nga mërzia, nëse nuk e shkurton jetën ndonjë plumb qorr.

A është kjo liria, liria për të zgjedhur midis këtyre fatkeqësive që na kërcënojnë, e vetmja liri jona e mundshme? Bota me kokë poshtë na mëson të vuajmë realitetin në vend që ta ndryshojmë atë, na mëson të harrojmë të kaluarën në vend që ta dëgjojmë atë, na mëson që të pranojmë të ardhmen në vend që ta imagjinojmë atë.

Kësisoj, kjo botë e përmbysur praktikon krimin dhe e rekomandon atë. Në shkollën e saj, shkolla e krimit, mësimet për dobësi, amnezi dhe nënshtrim janë të detyrueshme. Ama dihet mirë se nuk ka fatkeqësi pa gëzim, as fytyrë që nuk ka anën tjetër, as ligështim që nuk kërkon guxim. Gjithashtu, nuk ka shkollë që nuk e gjen antishkollën e saj.

*Titulli i origjinalit: “Shkolla e botës me kokë poshtë”