Xh. B. Shou: Rregulli i artë është se nuk ekzistojnë rregullat e arta…

Thënie të zgjedhura nga Xhorxh Bernard Shou:

-Nuk luajmë më sepse plakemi. Plakemi sepse nuk luajmë më.
-Gazetat duket se e kanë të pamundur të diskriminojnë mes një aksidenti me biçikletë dhe kolapsit të një qytetërimi.
-Kërcimi: Shprehja vertikale e një dëshire horizontale të legalizuar nga muzika.
-Sikur të gjithë ekonomistët në botë të ishin vënë njëri pas tjetrit, nuk do të arrinin asnjë konkluzion.
-Rregulli i artë është se nuk ekzistojnë rregullat e arta.
-Një jetë e kaluar me gabime jo vetëm që është më e ndershme, por më e vlefshme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë.
-Koha është një mësues i mirë, por i vret të gjithë nxënësit e saj.
-Martirizimi është e vetmja mënyrë si një njeri mund të bëhet i famshëm pa aftësi.