Eduardo Galeano: Paçim kurajën për të qenë vetëm dhe guximin për të rrezikuar për të qenë bashkë…

Nga Eduardo Galeano

Paçim kurajën për të qenë vetëm dhe guximin për të rrezikuar për të qenë bashkë, sepse një dhëmb i dalë nga goja, apo një gisht i hequr nga dora nuk ka dobi!

Qofshim të pabindur, sa herë që marrim urdhra që poshtërojnë dinjitetin tonë ose bien ndesh me mendjen tonë të shëndoshë!

Qofshim aq kokëfortë për të vazhduar të besojmë, kundër të gjitha provave, se gjendja njerëzore ia vlen, sepse jemi përkeqësuar, por nuk kemi mbaruar!

Qofshim të aftë për të vazhduar të ecim kundër erës dhe në shtigje të vështira, pavarësisht rënieve, tradhtive dhe disfatave, sepse historia vazhdon, përtej nesh, dhe kur ajo thotë lamtumirë, që do të thotë: mirupafshim!

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult


Eduardo Galeano_ vdesim

Lexo edhe:

EDUARDO GALEANO: GRUAJA QË THOTË MIRUPAFSHIM

Nga Eduardo Galeano

Mbaj një paketë cigaresh “Republika”, të rrudhosur dhe një revistë të vjetër që le këtu. Mbaj dy biletat e fundit të trenit. Mbaj një copë letër me fytyrën time, që ti e ke vizatuar, ku nga goja ime del një lëmsh i vogël fjalësh. Fjalë që thonë gjëra komike.

Po ashtu mbaj një gjethe akacieje që e gjetëm në rrugë atë natë, kur ecnim bashkë, larg njerëzve. Mbaj edhe një gjethe tjetër, të tharë dhe të zbardhur, që ka një vrimë si një dritare.

Kjo dritare ishte e veshur me ujë dhe unë, duke i fryrë, e largova ujin dhe, prej andej, të pashë ty: ishte dita e fatit tim.

Ende e mbaj në gojë shijen e verës. (Le të them, se është e vetmja që më ka mbetur nga gjërat e mira që na kanë ndodhur).

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult