Eglein Laknori në një rrëfim përtej humorit: Si është një ditë e imja…

Eglein Laknori është një nga emrat më të dashur të humorit. I ftuar në emisionin ‘FitStation’, ai foli për rutinën e tij ku u shpreh se bën një jetë të rregullt dhe familjare.

“Zgjohem në mëngjes herët dhe lexoj gjithmonë, më pas ha mëngjes me nusen dhe mamanë, çoj nusen për në punë dhe shkoj në prova, bëj një jetë familjare”-u shpreh aktori.

I pyetur për punën, Laknori u shpreh se është i kënaqur me punën dhe pagën.

“Puna jonë është çështje pasioni, më pas nga pasion kthehet në çështje profesioni. Por jam i kënaqur me pagën, e justifikoj dhe e shijoj punën që bëj dhe në periudha fluksi”- u shpreh Laknori./reporttv