Dëgjojeni këngën e njohur “Luleborë” të interpretuar shkëlqyeshëm nga Aleksandër Gjoka (teksti dhe kënga)

Aleksandër Gjoka është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Deri më tani ai ka disa këngë të incizuara por ndër më të njohurat janë “Kuturu”, “Ditë dimri”, “Falmi sytë e shkruar” etj.

Në vazhdim ua sjellim këngën “Luleborë” të intepretuar mjeshtrisht nga Aleksandër Gjoka.

Tuj shëtitur n’mal e n’kodër,
tuj prek lulet t’gjith me dorë,
veç n’nji kopsht ma t’bukrin n’Shkodër,
ty të gjeta luleborë.

Je e vogël por e plotë,
ty t’kërkoj un’ tash sa mot,
tash sa mot un ty t’kërkoj,
gëzim me ty jetën ta çoj.

Eja, eja luleborë,
se me ty do thur kunorë.
Eja, eja luleborë,
se me ty do thur kunorë.

Pash’ ma t’bukrën stinë t’pranverës
pash’ ma t’bukrin dranofil
mos ja fal kujt ti erën,
se për mu vetëm ke çil.

Je e vogël por e plotë,
ty t’kërkoj un’ tash sa mot,
tash sa mot un’ ty t’kërkoj,
gëzim me ty jetën ta çoj

Eja, eja luleborë,
se me ty do thur kunorë.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

————————————————————————————

Lexo edhe:

U THA SE DO TË SHKRIHET TEATRI “MIGJENI” I SHKODRËS, REAGON DREJTORI