Shumë tregime mbesin të pathëna, të papara e të padëgjuara për shumicën e njerëzve.
Por nëse keni kujtime apo rrëfime që lidhen me Nënë Terezën, mund t’i ndani me ekipin që po punon për ta dokumentuar jetën e humanistes dhe shenjtores.
Kujtimet për Gonxhe Bojaxhiun do të përmblidhen në Prizren, në vendin ku të parët e saj lanë gjurmë të pashlyera.
Thirrja “Ndani kujtimet e juaja për Nënë Terezën me ne” tashmë është lansuar.
Një ekip kuratorial si bashkëpunim i ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare do të përkujdeset që jeta e Nënës Terezë të shpaloset përmes tregimeve për vendlindjen e saj, prindërit dhe rrethanat e tjera që çuan në formimin e personalitetit human më me peshë të shekullit njëzet.
Rrëfimet për shenjtoren shqiptare do të ruhen në ndërtesën që kishte nisur të ngrihej më 2010 dhe punimet kishin përfunduar më 2012.
Ekipi që po punon për Muzeun e Nënë Terezës në Prizren, i pret rrëfimet deri më 15 korrik./koha