Ekspertët mblidhen për Butrintin, thirrje UNESCO-s: Është shkelur Kushtetuta, ta rimarrë shteti!

Në një tryezë diskutimi për “Mbrojtjen e Butrintit”, me të pranishëm specialistë të trashëgimisë, figura politike dhe aktivistë, u renditën argumentet se pse, menaxhimi i Butrinit nga një Fondacion i Posaçëm, është sipas tyre antikushtetues, dhe në dëm të financave dhe trashëgimisë vendase.

Një vit larg, pas kërkesës së një grupi deputetësh të opozitës në Gjykatën Kushtetuese, për të rrëzuar ligjërisht marrëveshjen, që mundëson menaxhimin e zonave të Parkut të Butrintit nga një Fondacion i Posaçëm, “Mbrojtja e Butrintit” vijoi me një tryezë diskutimi…

“Koncesioni i Butrintit në fakt është një ligj i porositur. Ka nisur që me ligjet e vitit 2018 për trashëgiminë kulturore, të paguara dhe të advokuara nga AADF-ja. Më pas me bërjen e një plani menaxhimi po ashtu të paguar nga AADF-ja ku sugjeronte që të jepej me koncension, më pas vetë AADF bënte një ofert të pakërkuar, ngrinte një fondacion dhe e merte me koncension”, thotë deputetja e opozitës Ina Zhupa.

Të pranishëm në debat, ishin specialistë të trashëgimisë, juristë dhe aktivistë, ose thënë ndryshe në diskutim, formacioni i ekspertizës që Ministria e Kulturës, sipas tyre duhet të kish thirrur në konsultë para ratifikimit të marrëveshjes.

“Duke zgjedhur privatin, dhe emra si Richard Hodges (kreu i bordit të Fondacionit) apo studiues të tjerë, tezat e të cilëve janë antishqiptare, pasi thonë se Butrinti është grek, se Saranda është greke dhe jugu i Shqipërisë duhet të ishte pjesë e Greqisë ne po na rrezikojnë identitetin, trashëgiminë dhe historinë tonë që ne duam tua transmetojmë brezave”, shton Zhupa.

Cenimi i etnicitetit, humbjet e financiare, në favor të Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit, rritja e çmimit të biletave, menaxhimi i pasurive të trashëgimisë po nga kjo strukturë, janë shqetësimet kryesore të ngritura.

“Ne nuk duam të deformojmë kulturën e një vendi tjetër, por nuk mund të lejojmë që të tjerët të deformojnë kulturën tonë”, thotë akademin Apollon Baçe.

Ndërkaq, duke theksuar mungesën e transparencës lidhur me shifrat që shteti ka vendosur në funksion të kësaj marrëveshje, juristët tregojnë se në Gjykatën Kushtetuese, palët e paditura munguan, ndërsa renditën sipas tyre shkeljet e Kushtetutës dhe qëndrimin e dyshimtë të gjykatësve, që sipas tyre kanë bërë pyetje naive në favor të palës tjetër.

“Nëqoftëse në krye apo pjesë e bordit të administrimit të një Fondacioni, vendosen individë që bëjnë deklarata që bien ndesh me identitet dhe trashëgiminë kombëtare atëherë këtu kemi një shkelje të fortë kushtetuese.

Nga ana tjetër kemi dhe një ministër, anëtar bordi, ndërsa sipas Kushtetutës një ministër nuk mund të kryejë detyra të tjera përveç të ministrit, dhe jo si anëtar bordi i një fondacioni”, thotë eksperti ligjor Bledar Dervishaj.

E në bordin e Fondacionit 2 anëtarë janë nga Ministria e Kulturës dhe 2 nga Fondacioni Amerikan për Zhvillim, ndërkaq udhëhiqet nga studiuesi anglez Richard Hodges, i cili e shikon në studimet e tij Butrintit, si një sit që ka qenë pjesë e kolonive greke.

“Me këtë humbasim, sipas ‘hesapeve’ që kam bërë unë, 100 milionë shtetit në 10 vjet. AADF vetëm vjel nga kjo gjë dhe drejtuesi i bordit është dikush që thotë Butrinti është qytet grek, pra ne sikur financojmë antishqiptarizmin në këtë mes”, thotë arkeologu, akademik Apollon Baçe.

Pretendohet shkelja e Konventës së Parisit, në rastin e Butrintit si pjesë e listës së trashëgimive të UNESCO-s, që kërkon që administrimi dhe konservimi të bëhet nga shteti ose nga një ent publik.

“UNESCO nuk mund të heshtë për këtë! Këtë pasuri duhet ta menaxhojë shteti, pasi bëhet fjalë për historinë tonë”, shprehet arkitektja dhe arkeologia Lida Miraj./shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

KRYEQYTETI I PARË NË BOTË I MBROJTUR NGA UNESCO

Kryeqyteti i Ekuadorit, Quito, shihet nga udhëtarët vetëm si një vendndalim gjatë rrugës së tyre për në Ishujt Galapagos.

Qyteti është një metropol i nënvlerësuar, ndonëse shumë i pasur me histori dhe atraksione të veçanta, si arkipelagu i Ekuadorit. Turistët që vendosin t’i japin një shans Quito-s, zbulojnë shpejt një vend magjepsës të mbushur me kulturë, muze, si dhe kuzhinë shumë të shijshme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


FATMIR R. GJATA: LYPSARI I VOGËL

Poezi nga Fatmir R. Gjata

Më ndoqi gjatë dorë e shtrirë,
dhe sytë e trubulluar
Xhaketë e grisur për mëshirë,
dhe zëri i trishtuar.

Më ndoqi gjatë fjala e ngjirur,
më jep… më jep një lek
Më vinte mbas duke më thirrur,
dhe ndoshta pas më ndjek.

Do jetë akoma në rrugë, palarë,
aty me dorë të shtrirë
A ndoshta hallet ka të ngjarë,
do të ta kenë përpirë.

Makinat shkojnë e vijnë në rrugë,
ca horra e dashnorë
Por lypësi i vogël poshtë, në jug,
të holla mban në dorë.

Nuk di të them ku është tani,
është mirë them me shpresë
As emër s’ka, nuk është çudi,
që mos të ketë adresë.

Erdh dimër dhe bën ftohtë jashtë,
fryn erë me kuturimë
Ai po fle në shtrat me kashtë,
kasolles në një vrimë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult