Fatmir R. Gjata: Lypsari i vogël

Poezi nga Fatmir R. Gjata

Më ndoqi gjatë dorë e shtrirë,
dhe sytë e trubulluar
Xhaketë e grisur për mëshirë,
dhe zëri i trishtuar.

Më ndoqi gjatë fjala e ngjirur,
më jep… më jep një lek
Më vinte mbas duke më thirrur,
dhe ndoshta pas më ndjek.

Do jetë akoma në rrugë, palarë,
aty me dorë të shtrirë
A ndoshta hallet ka të ngjarë,
do të ta kenë përpirë.

Makinat shkojnë e vijnë në rrugë,
ca horra e dashnorë
Por lypësi i vogël poshtë, në jug,
të holla mban në dorë.

Nuk di të them ku është tani,
është mirë them me shpresë
As emër s’ka, nuk është çudi,
që mos të ketë adresë.

Erdh dimër dhe bën ftohtë jashtë,
fryn erë me kuturimë
Ai po fle në shtrat me kashtë,
kasolles në një vrimë.

Më ndjek akoma hijë e zbehtë,
një hije që s’ka moshë
Më prek në sup dhe lehtë lehtë,
zë më kërkon lëmoshë.

ObserverKult


Lexo edhe:

FATMIR R. GJATA: TË FALËSH??

Në prezantimin e librit “Rrugët e ferrit” të Visar Zhitit mbeti kryefjalë, nuk e di përse, fjala falje. Pas shqiptimit të saj edhe mbasi Zhiti u mundua të sqaronte çka ndiente në shpirt nuk e di përse më dukej sikur kjo fjalë nuk u tret, nuk u largua nga salla, por mbeti pezull në ajër dhe askush nuk po e largonte dot t’u bënte vend argumenteve dhe diskutimit mbi veprën e tij.

Nga Fatmir R. Gjata


Një perde e zezë binte e hapej dhe po ashtu rimbulonte ambientin me një tingull gjinkallor që rikujtonte se ishte aty akoma. Ndoshta ish përshtypja ime ose më saktë mbeti në mendjen time dhe çfarëdo flitej në sallë më sillej rrotull ajo fjalë “falja”. Ndërmend më vinin disa njerëz të veshur me tirqi që iknin nëpër dimër e kalonin në shpate të thepisura për të vajtur tek shtëpia e të vrarit, për të përcjellë një mesazh ngushëllimi dhe njëkohësisht për të kërkuar besën 30 ditëshe për njeriun e tyre të cilin natyrisht nuk e quanin vrasës, kriminel apo diçka të ngjashme.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU