Ekspozita ‘Immersive Van Gogh’ do hapet në Manhattan

Kryeveprat e artistit post-impresionist, Vincent Van Gogh, ‘marrin jetë’ në një ekspozitë që të lë pa frymë të quajtur “Immersive Van Gogh” në Pier 36, një strukturë prej 70,000 metra katrorë e vendosur në Lower East Side në Manhattan.

Gazetarët shijuan spektakin vizual ndërsa veprat e Van Gogh lundronin, vërtiteshin dhe shndërroheshin me disa vepra si “Iris” dhe “Night Starry Over the Rhone”.

Krijuar nga Massimiliano Siccardi, drejtuar nga David Korins dhe vendosur në muzikë nga Luca Longobardi, ekspozita përdor teknologjitë më të fundit për të kombinuar artin dhe muzikën në një përvojë tërheqëse.

Menaxherja e ekspozitës Maria Shclover u shpreh se “kishte parë njerëz që shpërthenin në lot, të prekur nga e gjithë kjo përmbledhje muzikore dhe imazhesh”,  teksa shprehet më tej se “është magjike, ka të bëjë vërtet me jetën e Van Gogh, se si ai e përjetoi artin dhe mjedisin përreth tij”.

E ndërsa Nju Jorku hoqi shumicën e kufizimeve si pasojë e koronavirusit për bizneset, Shclover tha se Van Gogh ishte artisti perfekt për të sjellë vizitorët nga kohërat e errëta të pandemisë në normale. “Immersive Van Gogh” hapet për publikun e gjerë në 10 qershor./tvklan.al

LEXO EDHE: Ekspozita kushtuar koronavirusit hapet në Shkodër