Ekspozita “Kujtesa e Gjeçovit” bën bashkë Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë

Ekspozita “Kujtesa e Gjeçovit” bëri bashkë Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” për të nderuar studiuesin e madh shqiptar, At Shtjefën Gjeçovin, në 150-vjetorin e lindjes së tij.

Në kuadër të Javës së Kulturës Kombëtare, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës në Shqipëri, kjo ekspozitë prezanton për herë të parë për publikun shqiptar botime dhe artikuj nga periudha të ndryshme në koleksionet e BKK-së mbi figurën më poliedrike që njeh historia e kulturës shqiptare: françeskanin At Shtjefën Gjeçovi.

ObserverKult


Lexo edhe:

MKRS U DHURON MBI 30 BIBLIOTEKAVE RRETH 600 TITUJ TË LIBRAVE