Ekspozita “Rezistencë” hapet sot në Gjilan

Në kuadër të manifestimit të edicionit të 31-të të “Flaka e Janarit”, sot do të hapet ekspozita “Rezistencë”.

Ekspozita hapet me fillim nga ora 19:00, e kuruar nga Mehmet Behluli.

“Flaka e Janarit” është manifestimi më unik në trojet shqiptare dhe këtë vit mbahet për 31-ën herë me radhë, ku përgjatë tri javëve rresht, do ta bëjë Gjilanin kryeqendër të kulturës kombëtare, me aktivitete të shumta, përfshirë ato të artit dramatik, artit pamor, atij muzikor dhe letrar./21Media

________________

Lexo edhe:

RIKUJTIM: KRITERET E PJESËMARRJES NË KONKURSIN LETRAR “FLAKA E JANARIT”

Komuna e Gjilanit, në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit 2021”, ka shpallur ditë më parë konkursin tradicional letrar për tregim të shkurtër dhe për poezi, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve nga të gjitha trevat shqiptare dhe kudo ku jetojnë ata që shkruajnë shqip.

Tema e konkursit është e lirë. Konkursi i hapur nga 22 dhjetori 2021 deri më 20 janar 2022 është anonim dhe me shifër.
Punimet e pabotuara (në libra, gazeta e revista, portale, internet si dhe rrjete sociale) dërgohen në tri kopje, në adresën: Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe në adresën elektronike: [email protected]
Rezultatet e konkursin anonim letrar shpallen në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës 2022”. Të gjithë konkuruesit duhet t’u përmbahen kritereve dhe afatit të konkurimit.

PËR TREGIM TË SHKURTËR
(deri në tri faqe me rreshta të rrallë)
Çmimi i parë….…………………………… 250 euro
Çmimi i dytë………………………………. 200 euro
Çmimi i tretë………………………………..150 euro
PËR POEZI
(deri në 50 vargje)
Çmimi i parë.……………………………… 250 euro
Çmimi i dytë………………………………. 200 euro
Çmimi i tretë………………………………..150 euro
Krijimet e shpërblyera dhe ato që sugjerohen për botim, pas dëshmisë së autorësisë, do të botohen në revistën letrare-kulturore…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult