Ekspozita “Vepra të autorëve të Kosovës” në Bibliotekën Kombëtare në Shqipëri

kosoves

Në kuadër të Javës së Kulturës Kombëtare, Biblioteka e Shqipërisë çelë ekspozitën “Vepra të autorëve të Kosovës”.

Kuratorja Lindita Zhulali e këtij prezantimi thotë se në bibliotekë ruhet një fond i pasur, por këtu pasqyrohet një pjesë e krijimtarisë së pasur letrare të shkrimtarëve dhe të poetëve të Kosovës.

“Në vëmendje të publikut vijnë vepra dhe kolana të veprave të Esad Mekulit, Rexhep Qosjes, Anton Pashkut, Adem Demaçit, Teki Dervishit, Sabri Hamitit, Zejnullah Rrahmanit, Mehmet Krajës, Ramiz Mehmetit, Nazmi Rrahmanit, Adem Gashit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Din Mehmetit, Eqrem Bashës, Rifat Kukajt, Besim Bokshit, Hivzi Sulejmanit, Jusuf Buxhovit, Rexhaj Surroit etj.”

Studiuesi Behar Gjoka thotë se gjuha është limfa përbashkuese e kombit , ndaj kjo ekspozitë duhet të shërbej si moment reflektimi.

Gjoka ndalet te gjuha modern, e cila është e institucionalizuar tek këto autorë, ndryshe nga Shqipëria , ku dominonte realizmi socialist, në diktaturë, ndërsa shenja e modernizmit ishte me pikatore.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Hollin e Bibliotekës Kombëtare deri më 30 nëntor./Abcnews.al