Me datë 26 tetor duke filluar nga ora 17:00, në Galerinë “Qahili” në Prishtinë do të mbahet ekspozita “Udhëtojmë”, diskutimi për ribotimin e librit “Beni ecën vet” të shkrimtarit Kiço Blushi me ilustrime nga artisti Zamir Mati.
Zamir Mati, artist e piktor i merituar nga Shqipëria identifikohet si krijues unik në botën e arteve pamore.
Ndërsa punimet e tij të veçanta e njëkohësisht magjepsëse janë një dëshmi e rrugëtimit të tij jetësor, ndikimeve dhe përjetimeve, dhe krijimtarisë së pakufishme.
Në këtë aktivitet, Mati do të prezantohet me punimet, ilustrimet të cilat janë bërë enkas për ribotimin e librit “Beni ecën vet” të shkrimtarit Kiço Blushi.
Në ilustrimet e realizuara të artistit Mati, me elemente të fëmijënorës, në mënyrë të denjë reflekton edhe në temën që trajtohet në librin “Beni ecën vet”.
E kjo pa dyshim ndihmon në krijimin e bashkëpunimit dhe miqësisë së frytshme që Kiço Blushi me Zamir Matin kishin.
Ndryshe, projekti është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, La Maison de l’Albanie, Francë, Albinfos Editions, FICEP- Forum des Instituts cultures etranger a Paris, SHBLSH e RE, Les Livres Rama, Office DU TOURISME DE L’ALBANIE, ART 2, Instituti i Studimeve Etruske, Tiranë, Atelier Bleu-Mati.
ObserverKult
Lexo edhe:
NURIE EMRULLAI: OPIUMI I POPULLIT
Poezi nga Nurie Emrullai
–
njerëzit e dobët ekzistojnë,
(ja ku jam)
dhe do të qëndrojmë këtu
të rrënuar sepse mendojmë,
patetikë sepse ndjejmë shumë,
dyshues sepse heshtim.
I
Shpesh mendoj sikur të isha në turmën
që del shesheve të mbështesi idenë e një politike që nuk e beson.
Që di se “Zoti i tyre” i gënjen para syve dhe mrekullohen.
Tani dëgjoj si dikush më thotë:
“Ti s’di asgjë vogëlushe, pse më mirë nuk hesht?”
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult