Bashkëshorti i Rita Orës, Taika: Nëse doni të martoheni me një shqiptare, ju më mirë mësoni shqip

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka më shumë se një vit që është martuar me regjisorin e famshëm hollivudian, Taika Waititi.

Çifti ishin nikoqirë të mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022, në nëntor të vitit të kaluar.

E teksa qëndruar për disa ditë në Dyseldorf ku edhe po mbahej eventi, dyshja realizuan një dokumentar me “Vogue”, duke treguar se si është të kalosh 24 orë me ta.

Mes shumë aktiviteteve që zhvillojnë gjatë ditës, regjisori Taika i ra në sy se si Rita ndalon rrugës dhe përshëndetet me shqiptarët e diasporës.

 “Çfarë ndodhi atje jashtë? Ne thjeshtë ishim duke ecur rrugës dhe rastësisht çdonjëri ishte duke folur shqip. Çfarë dreqin ishte kjo?, pyet Taika bashkëshorten e tij.

“Pra në thelb, ka kaq shumë shqiptarë çdokund dhe…ata janë më të mirët. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin. Pra, natyrisht ata ishin pronarët e picerisë. Ne thjesht ndaluam dhe ata na thanë: ‘Ejani për një pica tek ne’”, përgjigjet Rita.

Ndërkohë, pasi kishin shijuar picat në restorantin shqiptar në Dyseldorf, regjisori pati një këshillë për të gjithë ata që duan të hyjnë në një lidhje me një shqiptar/e.

“Rita gjeti të gjithë shqiptarët. Shqiptarët dinë se ku ta gjejnë njëri-tjetrin. Nëse do të martoheni me një shqiptar, ju më mirë mësoni shqip”, tha Waititi.

Rita përndryshe ka paralajmëruar rikthimin në muzikë me një album të ri këtë vit, kënga e parë e të cilit “You Only Love Me” do të publikohet më 27 janar./Telegrafi

ObserverKult


rita ora

Lexo edhe:

RITA ORA E VESHUR SI FLAMUR ELEKTRIZOI TIRANËN

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora mbajti një koncert madhështor në sheshin ‘Skënderbej’.

Këngëtarja kishte veshur një ‘body’ të zi, me nje pelerinë, ku vihej re detaji i shqiponjës përreth kraharorit dhe shpatullave të saj ndërsa balerinët kishin veshjet e tyre ngjyrë të kuqe, dy ngjyrat që simbolizojnë flamurin shqiptar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult