Krisanthi Koçibelli piktorja 80-vjeçare nga Korça ka çelur ekspozitën “Edhe peneli do e thotë fjalën e tij”.
50 punime me tematika të ndryshme janë ekspozuar për publikun nga koleksioni i saj i cili numëron më tepër se 250 piktura. E ndërsa në çdo cep që ka shkelur artistja nuk ka lënë asnjëherë mënjanë penelin dashurinë dhe frymëzimin më të madh e ka gjetur tek qyteti i saj.
Me mjeshtëri Krisanthi përgjatë viteve ka konservuar në telajo shumë objekte dhe elementë të Korçës së vjetër të cilat i ekspozoi për publikun.
“Kam sjellë Korçën e vjetër, kam nostalgji për gjërat që janë humbur, për shembull është mulliri i Pilo Dishnicës, është lumi i Korçës. Kam bërë 4 çezmat e reja që janë në Shën Thanas, ka shumë gjëra të Korçës që unë i dua shumë”, shprehet Krisanthi.
Krijimtaria e piktores nuk ka ndaluar prej më shumë se 3 dekadash ndërsa dëshira e saj mbetet që të lë pas karakteristikat e qytetit të Korçës, rrugicat me kalldrëm, ndërtesat me arkitekturë të veçantë dhe gjithçka që koha mund ta fshijë…/topchannel
ObserverKult
Lexo edhe:
JAYSHAREE KRISHNAN: PIKTORJA QË PORTRETIZOI 105 MJEKË
Jaysharee Krishnan është piktorja e cila ka realizuar më shumë se 150 portrete të njerëzve në vijën e parë të fronit me pandeminë me koronavirus.
Sipas saj, secili person i portretizuar nga ajo, tregon një rrëfim përmes syve.
“Secili person e tregon rrëfimin e tij të ngjarjes përmes syve të tij. Qëllimi im ishte që të kapja atë moment”, ka thënë ajo.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
FERNANDO PESSOA: LETRAT E DASHURISË
Të gjitha letrat e dashurisë
Janë qesharake.
Nuk do të kishin qenë dashurie, po të mos ishin
Qesharake.
Edhe unë kam shkruar në vaktin tim letra dashurie,
Dhe ato ishin, si të gjithë të tjerëve,
Qesharake.
Letrat e dashurisë, nëse dashuron,
Duhet të jenë
Qesharake.
Poezia e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult