Ekspozitë e veçantë me 80 fotografi të atyre që kontribuan për Lidhjen e Dytë të Prizrenit

Në 80-vjetorin e mbajtjes së Lidhjes së Dytë të Prizrenit, në qytetin e Lidhjes u hap ekspozita me fotografi të atdhetarëve që kontribuuan në mbajtjen e Kuvendit të asaj kohe, e që ishte vazhdimësi e Lidhjes së vitit 1878, ndërsa kishte për qëllim bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike.

Për herë të parë publikut prizrenas iu prezantua edhe një periudhë e ndritshme e historisë së kombit. Janë këtu 80 figura të atdhetarëve të kohës që në shtator të vitit 1947 mblodhën Kuvendin e Dytë të Lidhjes së Prizrenit, që u quajt vazhdimësi e Lidhjes së vitit 1878.

Ekspozita tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve .

“Rastësisht erdha dhe e pashë, më erdh shumë mirë që përjetova një kënaqësi shumë të madhe që po e shoh këtu gjyshin tim….Këtu kam edhe familjarë të tjerë, burrin e hallës Sulejman Drinin, pastaj Durmish Celinën, familjar i hallës, po ashtu Bekim Fehmiu ka qenë i familjes”, tha Elsa Kabashi, mbesa e Qazim Komanit.

“Aty ku flet historia e kombit është mirë, u inspirova të nxjerr edhe disa vargje nga kjo ekspozitë, kjo është kënaqësi, sidomos të rinjtë tanë ta vizitojnë atë”, tha Myrvete Kabashi Leku, vizitore.

Pas një pune të gjatë, në përvjetorin e 80 u mbajt në Prizren konferenca shkencore, ku akademikët u paraqitën me 12 kumtesa e më pas u hap edhe ekspozita.

“Kemi përzgjedhur 80-të figura, të cilët kanë kontribuar në organizimin e Lidhjes së Prizrenit, në komitetin Qendror dhe anëtarë të komiteteve të rretheve, siç janë për shembull nga Mali i Zi, nga Maqedonia si dhe nga trojet tjera të viseve të liruara”, tha Nexhat Çoçaj, organizator.

Kuvendi u mblodh në Prizren, nga data 16 deri më 20 shtator 1943. Në të morën pjesë 45 delegatë të zgjedhur nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare.

Kjo ekspozitë ishte e hapur nga data 18 shtator deri më 21, por duke parë shtimin e interesimit dhe telefonatat e shumta, Këshilli Organizativ i kësaj ekspozite, vendosi që kjo ekspozitë të jetë e hapur edhe sot (22 shtator 2023) deri ora 18:00. Kjo ekspozitë do të hapet edhe në qytetet e tjera ku ka vepruar Lidhja e dytë./rtk

ObserverKult


Lexo edhe:

144 VJET NGA FORMIMI I LIDHJES SË PRIZRENIT

144 vjet më parë, më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444. Kjo, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e XV.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


EDI SHUKRIU: FATI QË NUK ISHIM ZOGJ

Poezi nga Edi Shukriu

Sulmi i policisë serbe në lagjen Ulpiana të Prishtinës, 25 shkurt 1990

Ora policore: 21.10

Dritat e qiriut
Përshëndesin hënën
në orët e ngujimit

Në banesën e ngrohtë
dy terroriste mprehin armët
unë lexoj „Uliksin“
vajza „Borëbardhën“

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult