Historitë dhe vuajtjet në ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë, janë prezantuar nëpërmjet një ekspozite të titulluar “Fraktura”, me autor ish-të burgosurin politik Fatos Lubonja dhe artistin Ardian Isufi.
Brenda rrënojave të burgut, janë ekspozuar artefakte, instalacione, kujtime, sende dhe dokumente. Po ashtu në ekspozitë janë prezantuar edhe rrëfime të cilat tregojnë historinë e një institucioni që de jure ka pasur detyrën kryesore të administrojë vuajtjen e të burgosurve, por de fakto ka realizuar izolimin e plotë dhe tentuar asgjësimin e njeriut.
Kjo ekspozitë u hap në kuadër të ditëve të kujtesës me mbështetjen e fondacionit gjerman Konrad Adenaider, përfaqësues të së cilit u shprehen se nuk duhet harruar e kaluara e errët në Shqipëri dhe duhet t’ju përcillet brezave.
Ekspozita “Fraktura” sendërton një ndërhyrje artistike alternative – shoqëruar me një diskutim publik në një vend të rëndësishëm të kujtesës kolektive shqiptare si burgu i sigurisë së lartë i Spaçit. Në këtë vend humbën jetën shumë persona gjatë regjimit komunist./panorama.al
ObserverKult
Lexo edhe:
SI U IZOLUA FATOS LUBONJA PASI REFUZONTE TË PUNONTE…
Të dënuarit me vendim gjykate gjatë diktaturës komuniste e vuanin dënimin në kushte izolimi të plotë (burg) ose nëpërmjet punës së detyruar. Me dokumente të Këshillit të Ministrave dhe akte të tjera, për të mos u kuptuar cilët janë, ata quhen shpeshherë “punëtorë të detyruar”.
Në 10-vjeçarin e parë të regjimit komunist, në diapozitivin e dënimin, përveç viteve të burgimit apo konfiskimit të pasurisë, shënohej edhe vuajtja e dënimit nëpërmjet punës së detyruar. Më vonë kjo praktikë u hoq. Ndërsa përzgjedhjen se kush duhet të punonte e kush duhej të qëndronte në regjim burgu, e bënin vetë organet e punëve të brendshme.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult