Në Kullën e Ahmet Delisë në Prekaz, objekt ky i ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, është hapur një ekspozitë ku shfaqet kronologjia historike e jetës së tij. Kjo ekspozitë do të qëndrojë si testament i jetës së heroit Ahmet Delia.
Përmes artefakteve të shfaqura në këtë ekspozitë ftohemi të ‘udhëtojmë’ në veprimtarinë dhe sakrificat e një luftëtari të lirisë i cili ishte i angazhuar në një sërë fushatash ushtarake dhe kuvende popullore.
Beteja e fundit e Delisë në dhjetorin e vitit 1912, i vetëm dhe i armatosur veç më sëpatë mbron gjitonët, vulosi kështu figurën e tij në traditën epike dhe qendresës shqiptare në Kosovë.
Ndryshe, kjo ekspozitë e realizuar nga ‘KnKub Heritage’, mbështetet nga Ministria e Kulturës.
ObserverKult
Lexo edhe:
EKSPOZITË, DISKUTIM E PROMOVIM NË GALERINË “QAHILI”
Me datë 26 tetor duke filluar nga ora 17:00, në Galerinë “Qahili” në Prishtinë do të mbahet ekspozita “Udhëtojmë”. Diskutimi për ribotimin e librit “Beni ecën vet” të shkrimtarit Kiço Blushi me ilustrime nga artisti Zamir Mati.
Zamir Mati, artist e piktor i merituar nga Shqipëria identifikohet si krijues unik në botën e arteve pamore.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
SERGEJ ESENIN: TI QAJE ATË NATË…
Poezi nga Sergej Esenin
Ti qaje atë natë qetësie
Dhe nuk i fshihje dot lotët
Unë kisha dhimbje, sa ti se dije
Por nuk mund të të falja dot.
Tani ke ikur, unë në vetmi,
Ëndrrat, s’kanë shije, as nuk kanë bojë
I mbyllur vetëm në shtëpi
Askush s’më sheh, as flet me gojë.
ObserverKult