Ekspozitë në ObserverKult: Alsea Ymeri, piktore (Foto)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e saj artistike, piktoren Alsea Ymeri.

Alsea Ymeri lindi në Gjakovë më 22 shkurt të vitit 2002. Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi po në të njëjtin qytet dhe pastaj vazhdoi studimet bachelor në Prishtinë, në degën e Pikturës dhe Arteve Vizuele.

E njohur për veprat e saj artistike ekspresive , krijimet e saj shpesh eksplorojnë temat e feminitetit, identitetit dhe dialogut kulturor.

Ymeri ka marrë pjesë në ekspozita, punëtori dhe shumë trajnime ndërkombëtare, duke përfshirë ekspozitën “Mir is Mirë” e vitit 2024 – një projekt bashkëpunimi mes artistëve të rinj nga Kosova dhe Serbia që synon të nxisë mirëkuptimin ndërkulturor përmes artit.

Kontributi i saj në këtë ekspozitë ishte me një vepër e titulluar “Rritjes në atë që jemi në të vërtetë”, duke reflektuar udhëtimin dhe përvojat e saj personale.

Seritë e saj artistike, të tilla si “Bota e gruas”, thellohen në forcën, bukurinë dhe kompleksitetin e feminitetit.

Së fundmi ajo është fokusuar në regjinë e filmave të shkurtër dhe dokumentarëve dhe ka marrë pjesë në projekte të festivaleve të filmave regjional si Prifest dhe Dokufest.


Ekspozitat në të cilat ka marrë pjesë:


“Historia dhe Arti” në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nëntor 2021
Festivali i Artit në Tiranë, 9 maj 2021
KVRL Gjakova, Dita e Rinisë, 12 gusht 2021
Festivali Ndërkombëtar i Arteve dhe Arkitekturës në Prishtinë, 24 dhe 25 maj 2022
Ekspozita në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”, 19 gusht 2022
Festivali Ndërkombëtar i Arteve dhe Arkitekturës në Prishtinë /26 –30 maj 2023
Ekspozita “Vera” 2-28 korrik, 2023, Galeria: Artistë për Artistë
Ekspozita në Parkun Kulturor “Ali Podrimja”, 29 korrik, 2023
Ekspozita udhëtuese, Tuz & Ulqin, 28, 29, 30 shtator


2023, Galeria Artistë për Artistë, Preshevë 21 tetor 2023, Tiranë 28 nëntor 2023
Ekspozita e organizuar nga Shoqata e Artistëve Vizeul të Kosovës, 14 tetor 2023- Galeria e Arteve në Gjakovë
Ekspozita “Vjeshta” 2/14 tetor 2023, Galeria: Artistë për Artistë
Ekpozita “Krishtlindje”, 24 dhjetor 2023, Galeria Artistë për Artistë
Ekspozita “8 marsi”, më 8 mars 2024 Galeria e Artistëve për Artistët
Në kuadër të ARTPOLIS – Kulturë pa kufij – Shkëmbim kulturor dhe koloni arti dhe ekspozitë… Serbi-Beograd, Novi Sad dhe
Kosovë-Prishtinë,Prizren
Ekspozita “Ditëlindja e Skënderbeut”, 6 maj 2024 – Galeria e Artistëve për Artistët
Ekspozita e Artit “NextGenVision”, e orgabizuar nga OSBE, Qendra Barabar
Ekspozita udhëtuese/Tetovë, Maqedoni – 24 nëntor 2024
Çmimi tradicional “Gursel Sylejmani” – 17 shkurt 2025, Galeria e Ferizajit
“Në mes të katrahurës”, 8 mars 2025, Galeria e Gjilanit.

ObserverKult


Lexo edhe:

EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: ARDIJANA BINAKAJ, PIKTORE (FOTO)