Ekspozitë në ObserverKult: Arben Iseni, piktor (Foto)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e tij artistike, piktorin Arben Iseni.

Arben Iseni lindi më 1.11.1992 në Tetovë. Në vitin 2012 ka përfunduar shkollën e mesme në gjimnazin “Kirili Pejçinoviq” në Tetovë. Vazhdoj më tej studimet në Fakultetin e Artit Figurativ në Universitetin e Tetovës, në drejtimin Pikturë në klasën e prof. Nehat Beqirit ku dhe diplomoi në vitin 2018.

Është anëtar i shoqatës së Artistëve Figurativ të qytetit të Tetovës. Në vitin 2015 ishte fitues i çmimit të parë në pikturë në konkursin e manifestimit “Tetova Feston Nëntorin” për krijim më të mirë nga sfera e artit pamor.

Ekspozitat në të cilat mori pjesë:

Në ekspozitën e mbajtur në Pallatin e Kulturës – Tetovë, 2013
“Ura me tri Harqe” -Tiranë 2014,
“Ura me tri Harqe” -Prishtinë, 2015
Ekspozitën kolektive “Tetova Feston Nëntorin ” 2015 -I.N Galeria e Arteve Pamore – Tetovë
Ekspozitën kolektive e studentëve -Strugë, 2017
Ekspozitën kolektive e kolonisë artistike “Kongresi i Manastirit” – Manastir, 2017
Ekspozitën personale, në Galeria e Arteve Pamore Tetovë, 2018
Ekspozitën kolektive “Salloni Dimëror”, Tetovë 2018
Ekspozitën kolektive, në Pallati i Kulturës – Tetovë, 2022
Ekspozitën kolektive “Salloni Pranveror”- Tetovë, 2023.

ObserverKult


Lexo edhe:

EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: ALSEA YMERI, PIKTORE (FOTO)