Ekspozitë në ObserverKult: Greta Tahiraga, piktore

Në rubrikën Expo, ObserverKult ua prezanton piktoren Greta Tahiraga.

Greta Tahiraga u lind në Shkodër në vitin 1974. Ka kryer studimet e larta për Cikël të Ultë, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”.
Aktualisht zhvillon profesionin e mësueses pranë Shkollës Speciale “3 Dhjetori”, (shkollë që edukon fëmijë me aftësi ndryshe).

Ka marrë pjesë në një sërë ekspozitash.

Greta Tahiraga


Fillesat e kultivimit te rrugëtimit në pikturë tek Greta janë të hershme.

“Piktura përbën një vokacion të brendshëm që me kalimin e viteve është kthyer në një domosdoshmëri shpirtërore”, thekson ajo.


Natyra e qetë (natura morta) është zhanri që sipas Gretës, arriti t’ia mundësonte shpalosjen e aftësive të saja duke shprehur impulsin frymëzues të artistes.

Greta Tahiraga

Në vazhdim ju ftojmë të shikoni një cikël pikturash të zgjedhura që reprezentojnë punën e kësaj artisteje shkodrane.


Prezantimi i Greta Tahiragës në ekspozita individuale dhe kolektive:

02.03.2017 – Ekspozitë me titull: “Ju sjellim ngjyrat tona” me nxënësit e Shkollës Speciale “3 Dhjetori” në bibliotekën “Marin Barleti”, Shkodër.

15.04.2019 – Ekspozitë kolektive me titull: “Pranverë Art 10” në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë.

25.05.2019 – Ekspozitë vetjake me titull: “Petale” në bibliotekën “Marin Barleti”, Shkodër.

16.09.2020- Ekspozitë kolektive me titull: “Pranver Art 11” në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë.

24.11.2020- Ekspozitë kolektive “Salloni i vjeshtës” me titull “Çoje vështrimin pak më lart” – edicioni i XIV në Galerinë e Arteve, Shkodër.

24.12.2020- Ekspozitë kolektive me titull: “Brezat në Artet figurative” në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë.

11.01.2021- Ekspozitë vetjake online nga “SwissAlbania Event” me qendër në Zvicër, e titulluar: “Art dhe pikturë”.

05.03.2021- Ekspozitë kolektive me titull “Kushtuar figurës se gruas” në Galerinë e Arteve, Shkodër.

24.04.2021- Ekspozitë vetjake me titull: “Aromë Shkodre” në galerinë “ZenidoArt” në Korçë.

14.06.2021- Ekspozitë kolektive me titull: “Dita e Paqes” në Galerinë e Arteve, Gjakovë.

15.08.2021- Ekspozitë vetjake me titull: “Retinencë” në Galerinë e Arteve, Shkodër.

02.09.2021- Ekspozitë kolektive me titull: “PranverëArt 12” në Muzeun Historik Kombëtar- Tiranë dhe së shpejti do të hap ekspozitë vetjake në Galerinë e Arteve në Ulqin.

ObserverKult

Lexo edhe:

FAHREDIN SPAHIJA, MJESHTRI I PORTRETIT DHE NUDOS