Ekspozitë në ObserverKult: Mexhid Luzha, piktor (Foto)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e tij artistike, piktorin Mexhid Luzha.

Mexhid (Beqir) Luzha lindi më 14.6.1962 në fshatin Bregracë të Komunës së Kaçanikut. Arsimin fillor dhe të mesëm e ka kryer në Kaçanik. Për arsye ekonomike ka emigruar së pari në Mal të Zi, pastaj u zhvendos në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e Gjermani. Nga  viti 1990 jeton dhe vepron në Skoci.

Luzha tregon për ObserverKult se deri tani ka kryer disa punë të ndryshme për të siguruar mbijetesën.

“Kam punuar në laboratorin e zhvillimit të filmit e fotografisë, pastaj në Teatrin e Edinbugut e edhe në Aeroportin e Edinburgut”.

Sipas Luzhës pasioni i tij ka qenë gjithnjë arti e në veçanti piktura me të cilën është marrë gjatë kohës së lirë pas punës apo në fundjavë.

Luzha “fajtorë” për vazhdimin me marrjen me pikturë i bën bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tyre.

“Mbështjetje të madhe ka pasë nga ime shoqe dhe dy fëmijët tanë, vajza dhe djali, të cilët më kanë inkuruajuar vazhdimisht që nga pasion marrjen me pikturë ta shndërroj në profesion”.

“Me daljen ne pension i jam përkushtuar tërësisht pikturës. Një pasion tjetër imi janë edhe udhëtimet të cilat më ndihmojnë dhe më inspirojnë për të krijuar, vizatuar si dhe për të realizuar fotografi të mira”, shtoi Luzha.

Ai thotë se punimet e tij janë të ekspozuara dhe gjenden shumica te miqtë e tij.

“Po kështu piktura nga koleksioni im gjenden dhe në shtete të ndryshme, në ambiente te ndryshme: banesa, zyra apo biznese”, tha Luzha.

Ai ditë më parë e hapi edhe ekspozitën e tij në Shkodër të titulluar “Pak Skoci n’Shkodër”.

Mexhid Luzha është edhe autor i një libri me piktura të titulluar “Dashuria e ringjallur“, të cilin e botoi më 2021.

ObserverKult


Lexo edhe:

EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: HATIXHE IBRAHIMI, PIKTORE (FOTO)