Ekspozitë në ObserverKult: Shkurte Ramushi, piktore (Foto)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e saj artistike, piktoren Shkurte Ramushi.

Shkurte Ramushi lindi 07.03.1992 në Verban të Vitisë, Kosovë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindjen e saj, të mesmen në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti ndërsa e përfundoi në Prishtinë, në degën e artit të aplikuar, drejtimi i dizajnit grafik në Shkollën e Mesme Teknike “28 Nëntori”. 

Studimet Bachelor i mbaroi në vitin 2014 ndërsa studimet Master në vitin 2016 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, degën e Artit figurativ, drejtimi i pikturës në klasën e Profesor Nagip Berishës.

Shkurta është piktore, fotografe dhe mësuese e artit. Ka punuar si kuratore, fotografe dhe koordinatore në “Unique Art Gallery”, si mësuese në institucionin arsimor “Creative Center” dhe “LET Center”.

Po ashtu ka punuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në Fakultetin e Edukimit përgjat viteve 2017/2021. Ka qenë e angazhuar edhe në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, bashkëpunëtore e jashtme në lëndët Pikturë I, II, III dhe IV për vitin akademik 2018 / 2019.
Aktualisht është duke jetuar dhe punuar në Finlandë, duke eksploruar mundësi të reja.

Është anëtare e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës, Grupit artistik Artistët për Artistë Kosovë, Helsinki International Artist HIA Finlandë dhe Global Art Point Creative Database, Finlandë.



Deri më tash ka hapur 9 ekspozita personale dhe ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive, koloni dhe publikime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo ishte pjesë e më shumë se 150 aktivitete artistike si koloni, festivale dhe ekspozita kolektive të artit ndërkombëtar dhe kombëtar. Ishte pjesë e disa galerive ballkanike, evropiane, aziatike dhe amerikane.

Projektet e saja  të fundit artistike janë: një ekspozitë personale online /virtuale në Galerinë “Gallery by MUI” prill 2023 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekspozita e festivalit HIAA FEST, dhjetor 2023 organizuar nga Helsinki International Artist në Kapelitehdas, Helsinki, Finlandë. Po ashtu edhe ekspozita “Paionet Fest 2023” e mbajtur në dhjetor 2023 dhe organizuar nga Galeria Abstract,  në Kinemanë Jusuf Gërvalla, Pejë, Kosovë.

Veprat e saj artistike u botuan në Artsy 2018 (platforma më e madhe e artit),  Acid Gallery dhe  The Holy art Gallery 2020  (Angli), Yellow Dark Dot 2020 (Angli).

Në artin e saj ajo hulumton dhe heton marrëdhëniet natyrë-njerëz-art, jetën midis dy gjendjeve dhe kujtimeve për shtëpinë dhe vendlindjen.

Frymëzimi i saj kryesor është natyra, shoqëria dhe shpirti i njeriut, ndërsa fuqizimi i gruas  është  një  zë gjithmonë  në  artin e saj.
“Veprat nga kjo temë më përfaqësojnë  mua si Shkurte dhe botën time plot gjallëri”, ka theksuar ajo.



Piktorja Ramushi tha se veprat  përfaqësojnë fjalët që nuk mund t’i themi.

 “Ëndrrat e reja dhe kujtimet e vjetra. Edhe lotët, thirrjet dhe vet heshtjen dhe ngritjen e zanit… Këto vepra përfaqësojnë betejat dhe fitoret”, tha më tej Shkurta.

Teknika e saj e preferuar është vaji, ndërsa frymëzimi i saj është natyra, shoqëria dhe vetë shpirti njerëzor. Parajsa e saj flet për energjinë e brendshme dhe mikro botën e natyrës. Ajo i quan veprat e saj artistike  “Mbretëria e Kërpudhave”.

Veprat e saj artistike paraqesin natyrën ekspresioniste veçanërisht mbretërinë e saj të kërpudhave që është përshkruar si mjaft “mbërthyese”.

“Këtu janë vetëm pjesë të botës saj, të natyrës që shohim çdo ditë në tokë, e cila, në fakt, është lumturia në parajsën tokësore.  Në art, secili prej nesh është në gjendje të ketë mbretërinë e tij, dhe mbretëria ime në art quhet “Mbretëria e kërpudhave”, deklaroi ajo.

Tutje ajo tregoi pse i ka quajtur veprat e saj artistike si ‘Mbretëria e kërpudhave’.

“Kërpudha është një bimë madhështore, së bashku me një peizazh imagjinar kërpudhash, pemësh, gurë, e së bashku me ngjyrat simbolike të një jete të përtejme. Madje edhe  mikroskopike. Natyra është mbretëri”.



Ndërkaq pikturat e saj, gurët përfaqësojnë qëndrueshmërinë, pemët – jetën, kërpudhat – njerëzimin dhe kaktusi – mbijetesën. Këto janë simbolet kryesore që na kujtojnë se përveç “parajsës”, nën këmbët tona në tokë mund të gjendet lehtësisht edhe parajsa tokësore. 

Pra, pikturat e saj vijnë si një thirrje artistike që të ruajmë dhe mbrojmë natyrën e planetit tonë.

Ekspozitat personale:                                                                                                                   
1. “Pavarësia”, 20.02.2008, Shtëpia e Kulturës Viti, Kosovë   

2 . “Ngjyrat e jetës”, 19.08.2008,  kuratore Prof. Miradije Ramiqi, Hotel Grand, Prishtinë, Kosovë,                                    

3. “Remember me”, 31 mars 2010, kurator Lulzim Zeqiri, Instituti Albanologjik, Prishtinë, Kosovë

4. “Paradisus Terra”, 20-26 maj 2019, kuratore Gresë Maliqi,  Biblioteka Kombëtare e Kosovës ‘’Pjetër Bogdani’’, Prishtinë, Kosovë. 5.“Paradisus Terra II”, 1 gusht 2019, (Ditët e diasporës) Sheshi Mërgimtarët, Viti, Kosovë

6. “Mozaiku i jetës” 28-30 shtator 2019, kurator Prof. Arsim Sinani,  Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Shqipëri    

 

7. “Parajsa tokësore”, 17-23 nëntor 2020, kuratore Besa Dauti, Galeria e Arteve Pamore, Tetovë, Maqedonia e Veriut.                                                                                                           

8.’’Rreze’’, 2-16 prill 2022, kuratore Rozafa Shpuza, Galeria ODA, Shkodër, Shqipëri

9.”All eyes on us” 10-28 prill 2023, kuruar dhe organizuar virtualisht nga Gallery by MUI, Washington, SHBA. 

Çmimet:

Vendin e I-rë – “Destinacioni ynë në BE” në Muajin e Rinisë, 2008, MKRS, vendin e I-rë – aktivitete kulturore në Komunën e Vitisë , 2009, DKRS

Artistja e vitit 2009 në Komunën e Vitisë, DKRS, ndërsa vendin e II-të në “Tour Kosovo Photo Competition”, 2015, Fotografi

Po ashtu vendin e II në “Krishtlindjet” konkursi i organizuar nga Ambasada gjermane në Prishtinë, 2015 Pikture

Best Countributor, në “WIKI LOVES MONUMENTS” Shqipëri dhe Kosovë, organizuar nga FLOSK

‘Best photography’ në konkursin ‘Dialogue Academy for Young Women’, të organizuar nga OSCE.

Nga Wikipedia shqip ka fituar vendin e II-të në “WIKI PHOTO WALK 2018”.

Çmimi i madh “GURI MADHI” 2019 (Për vepra me cilësi të lartë të botuara në Revistën Mirdita 2019) në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë, Shqipëri

Artiste e dalluar e Artit Pamor 2019, nga Drejtoria e Kulturës, Komuna e Vitisë,

ARTIST OF THE MONTH- shtator 2020, nga platforma artistike DARK YELLOW DOT, Angli

Vendin e II-të në ekspozitën/konkursin “Coexistence 2” nga platforma artistike TABULARASA TR ART, shtator 2021 Ankara, Turqi- Pikturë.                        

Ekspozitat kolektive, festivalet dhe kolonitë:

•“Flakadani i Karadakut” , 2010, 2011, 2014, 2015, 2016 Shtëpia e Kulturës Viti ,Kosovë – Pikturë

•“Euroart – Globalizimi i artit bashkëkohor shqiptar”, 2011, Pogradec,Shqipëri- Pikturë

•”Gjon Mili”, 2011, Galeria e Arteve e Kosovës (GAK), Prishtinë, Kosovë – Fotografi

•“Premtuesit- Ekspozitë studentore”, Galeria OPEN ART, Prishtinë, Kosovë ,2011- Pikturë

•“With my country in the background” ,2012, Ditë e Natë-Tetris, Pishtinë, Kosovë-Fotografi

•“Gjon Mili”, 2012, GAK, Prishtinë,Kosovë-Fotografi

•“Euro Art” ,2012, Unioni i artistëve pa kufinj, Galeria e Arteve, Ferizaj, Kosovë- Pikturë

•“Euro Art”, 2013, Unioni i artistëve pa kufinj, Belgjikë dhe Luxemburg- Pikturë

•“Prefoto”, 2013,Preshevë – Fotografi

•“Wiki Academy Kosovo”, 2013, Prishtinë, Kosovë – Fotografi

•“United Color of Benetton”, 2013, Itali -Pikturë

•“Mobile Global Exhibiton-Show your hope”,2014, “Around the world”, Pikturë.

•“Vitia Art”, 2014, Ateleu Tatjana Isaj ,Tiranë,Shqipëri – Pikturë

•Ekspozitë studentore, 2014,  IN ON Gallery, Prishitinë, Kosovë- Pikturë

•“Flaka e Janarit”, 2015, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021, 2022 Galeria e Qytetit- Gjilan, Kosovë –  Pikturë

•“Shpërngulja shekullore e shqiptarëve”, 2015, Galeria Qahili, Prishtinë, Kosovë – Pikturë

•“Girls of Kosovo”, 2015, Unique Art Gallery,Prishtinë, Kosovë – Pikturë

•“Ankand për fëmijët me Autizëm”,2015 Hotel Emerald, Prishtinë, Kosovë-Pikturë

•“Asa IV”, 2015,Tiranë, Shqipëri, Qendra Rinore- Pikturë dhe Prishtinë, Kosovë, Instituti Albanologjik – Pikturë

•“8 FEMNAT”, 2015, Bujanoc, Ekspozitë e hapur në shesh të qytetit- Pikturë

•“Trashëgimia Pasbizantine në Shqipëri”, 2015, Tiranë, Shqipëri Muzeu Historik- Pikturë

•“Tour Kosovo Photo Competition”, 2015, Facebook- Kosovë- Fotografi

•“Femra sot-Jeto në realitet” 2015, Galeria e Qytetit, Ferizaj, Kosovë- Pikturë

•“Salloni Vjeshtor” 2015, 2016,2017,2019, Galeria e Qytetit të Gjilanit,Kosovë Pikturë

•“Wiki Loves Monuments’’2015, Kosovë dhe Shqipëri- Fotografi

•’’ Krishtlindjet’’, 2015, Prishtinë,Kosove –Ambsada e Gjermanisë në Prishtinë-Pikturë

•“ Frymë Pranverore”, 2016 Ak Art Gallery- Tiranë, Shqipëri-Pikturë

•“ InstaKosova2016 ” 2016 Kosovë-Fotografi

•“ASA V-Emigration OFF” 2016, – Ak Art Gallery- Tiranë, Shqipëri dhe Galeria e Qytetit- Ferizaj, Kosovë dhe Shtëpia e Kulturës, Bujanoc

•”Learning equality, living dignity” Photo and Illustrations Competition-2016, The Human Rights Education Youth Programme of the Council of Europe, Budapest,Hungari

•“Dialogue Academy for Young Women” 2017 OSCE-Fotografi

•” 5 vjetori i UKZ” 2018 UKZ, Gjilan, Kosovë-Piktura

•”140 Vjetori i Lidhjes së Prizrenit” 2018, Hamami i Gazi Mehmet Pashës, Prizren, Kosovë-Pikturë.

• ”Wiki Photo Walk 2018” në qytetet e Kosovës 2018, Fotografi

• “Feeling blue” 2019 KAE Mitrovicë, Kosovë-Pikturë

• “Pavarësia” Ekspozita tradicionale 2019, Galeria e qytetit Mitrovicë, Kosovë-Pikturë

•“Gursel Sylejmani” Ekspozita tradicionale 2019, Galeria e Arteve Ferizaj,Kosovë-Pikturë

•“Guximi i gruasë” (30 vjetori i demonstratave të grave të Balajve) Ekspozitë dhe koloni 2019, Sheshi Ferizaj,Kosovë-Pikturë

•“Curling Fundraiser” 2019 Termokis, Prishtinë- Piktura

•“We Art Women” 2019 Art Source Gallery, Boise, Idaho USA-Pikturë

• “Ekspozitë e Vizatimit’’ 2019, Galeria e Arteve Pejë, Kosovë-Vizatim

•“Ekso Stil Arki  ASA-Edicioni i VIII” Ekspozita tradicionale 2019, Qendra Asa, Galeria Destil Hostel, Tiranë, Shqipëri-Pikturë

•“Lulekuqet e prillit’’ 2019, Galeria e qytetit, Kamenicë, Kosovë-Pikturë

• “Dita e çlirimit” 2019, Galeria e qytetit, Malishevë, Kosovë-Pikturë

•“Ditet e diasporës’’ 2019, sheshi te Biblioteka e  qytetit Ferizaj-Pikturë

• “Art is for everyone” 2019 KAE Mitrovicë, Kosovë-Pikturë

• “Imagine Kosovo” USAID  2019 Muzeu Kombëtar i Kosovës, Kosovë-Pikturë

•“Art n’ katror” 2019 Maison de Albanie, Paris, Francë-Pikturë

•“Bienaili i dyte i Akuarelit”, 2019, Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë

•‘’Fryme lirie’’ janar 2020, Galeria e qytetit,Viti, Kosovë –Pikturë

•’’Galeria online’’ mars 2020 Galeria e Arteve Shkodër, Shqipëri-Pikturë

•’’Unë dhe 1000 fjalë’’ prill 2020 Galeria e Arteve Tetovë, Maqedoni e Veriut-fotografi online

•‘’Social Distancing Gallery’’ prill 2020, Tirana Art, Shqipëri-Pikturë

• “The day after tomorrow” maj 2020 Galeria e Arteve Shkodër, Shqipëri-Mix media

•“Virtual spring exhibition” maj 2020, KULTTUURI VINKI, Helsinki, Finlandë- Pikturë

• “Reflection for change” qershor 2020 globale, instagram -mix media në pasqyrë

•“Muzeu im” maj 2020, Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë- Piktura dhe vizatime

•“Future of Europe” mars, prill dhe qershor 2020, residence dhe ekspozitë virtual e organizuar nga EU BY LAKES, EUROPE – Piktura dhe vizatime

•“Quarantine in colours” qershor 2020, Galeria Qahili, Kosovë- Pikturë

• ’’SMILE BOOK’’ korrik 2020, TEELENT, Itali- Pikturë

•’’Conteporary Art Initiative’’ gusht 2020, Online Art Project, Turqi-Pikturë

•’’ARTBOX PROJECT’’ gusht 2020, ARTBOX Gallery dhe Swissartexpo, Zurich 2.0. Zvicër- Pikturë

•’’TOGETHER WE ARE ONE’’ gusht 2020, Swissartexpo, Zurich 2.0. Zvicër-Pikturë                                                                                                              

•’’ARTIST OF THE MONTH’’ shtator 2020, platform artistike YELLOW DARK DOT, Angli-Pikturë

•’’ONLINE SANAT PLATFORMU’’ shtator 2020, Online Sanat Platformu, Turqi-Pikturë

•‘’OPEN CALL FINALIST’’ tetor 2020, Brick Lane Gallery, Londër, Angli-Pikturë

•’’WOMEN SUFFRAGIST’’ dhjetor 2020, WSP GALLERY, WOMEN SOARING PROJECT, Amerikë -Pikturë

•’’Ekspozita vjetore e anëtarëve të Asociacionit të artistëve vizual të Kosovës ’’ dhjetor 2020, AAVK, Muzeu i Kosovës, Prishtinë-Pikturë

•‘’ARTISTAT PER ARTISTIN’’ dhjetor 2020, Atelie Speak Easy, Prishtinë, Kosovë-Pikturë

•“Identity” janar 2021organizuar nga Galeria The Holy Art në Londër, Angli-Pikturë

•’’Online Karma Art Exhibition’’ janar 2021, Online Exhibition , Turqi-Pikturë

•“Gursel Sylejmani” ekspozita tradicionale shkurt 2021, Galeria e Arteve Ferizaj, Kosovë-Pikturë

• “IOMAC INTERNATIONAL ARTIST DIRECTORY EXHIBITION BANGLADESH 2021” shkurt 2021, Bangladesh-Pikturë

•“COLLECTIVE 21’’ shkurt 2021, nga No Name Collective Gallery, në Londër, Angli-Pikturë

•“CULTURE KIRC FEST’’ shkurt 2021, organizuar nga EU by Lakes- Evropë-Piktura

• “PATH OF FREEDOM’’ mars 2021, organizuar nga Contemporary Virtual Gallery- Itali- Pikturë

•“8th MARCH WORLD WOMEN’S DAY’’ mars 2021, organizuar nga Online Exposition, Turqi-Kosovë- Pikturë

• “INTERNATIONAL WOMEN’S DAY EXHIBITION’’ mars 2021, Galeria e Artit ‘’Vilson Kilica’’, Fier, Shqipëri-Pikturë

•“INTERNATIONAL ËOMEN ART ONLINE EXHIBITION’’ mars 2021, organizuar nga IM ART.IST- Indi- Pikturë

•’’SELCTION FEBRUARY 21’’ mars 2021, nga No Name Collective Gallery, në Londër, Angli-Pikturë

•.’’WOMEN ANTIRACIST’’ SPRING 2021 mars 2021, organizuar nga WOMEN SOARING PROJECT, Amerikë -Pikturë

•“SPRING 2021” prill 2021, organizuar nga rrjeti i muzeve dhe galerive  Kulttuuri Vinki Vinki , Helsinki, Finlandë- Pikturë

•’INTERNATIONAL ART EXHIBITION ON THE OCCASION OF WORLD HERITAGE DAY’’ prill 2021, organizuar nga SPPAA- Society for Prabal Pramanik’s Acadmy, IWAG-International Women Artist Group. Dhe AGA-Artists Guild Ajitgarh, në Indi-Pikturë

•’’THE EUROPEAN REGIONS FOR SMART COMMUNITIES SUMMIT’’ maj 2021, organizuar nga PRESIDENCA PORTUGEZE E BASHKIMIT EVROPIAN , në EVORA, PORTUGALI-Pikturë

•’’WE TAKE THESE COLORS’’ maj 2021, organizaur nga USART INTERNATIONAL, në Turqi-Pikturë

•’’ZANABAZAR ART FESTIVAL’’ maj 2021, Mongoli-Pikturë

•’’GATHERED IN ART’’ maj 2021, organzuar nga Alternativa Web, mbështetur nga UNMIK, Mitrovicë, Kosovë-Pikturë

•’’VOICE OF MASK’’ maj 2021, organizuar nga ARTDOM INTERNATIONAL CREATIVE CONTEST, Indi-Pikturë

•’’WEEK OF ART’’ në kuadër të DIGITAL EXHIBITON ËEEK OF ËOMEN IN ART, maj 2021, projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian, Gjeorgji-Pikturë

•’’BINDAAS ART-ONLY FOR WOMEN ARTIST’’ qershor 2021, organizuar nga BINDAAS ART GROUP, në Indi-Pikturë

• ’’ARTBOX PROJECT’’ gusht 2021, ARTBOX Gallery dhe Swissartexpo, Zurich 3.0. Zvicër- Pikturë

•’’PLAY FEST 2021’’ ekspozita, gusht 2021, Parku Liria, Ferizaj, Kosovë-Pikturë

•’’FREEDOM 2021’’ gusht 2021, POSITIVE ENERGY ART FOUNDATION, në Indi-Pikturë

•’’ALETHEIA FEST/MAIL ART 2021’’ gusht 2021, Findlandë- Pikturë

•’’BIRTH OF ART’’ gusht-shator 2021, CONTEMPORARY ART POST (CAP) GALLERY, Turqi- Pikturë

•’’EVERY WOMAN BIENNIAL’’ qershor-tetor 2021, galeria SUPERCHIEF GALLERY, New York, SHBA- Pikturë

•’’COEXISTENCE 2’’ shtator 2021, platforma artistike TABULARASA TR ART, Ankara, Turqi- Pikturë

•’’ART OF THE NEXT CENTURY’’ shtator 2021, CONETOPORARY ART POST (CAP) GALLERY, Turqi- Pikturë

•’’BEHIND THE ART SERIES’’ tetor 2021, THE GALLERY BY MUI

•’’POMO MAIL ART EXHIBITIONS’’ nëntor 2021, organzuar nga SELCUK UNIVERISTESI GUZEL SANATLAR  FAKULTESI, në Selcuk, Konya/ Turqi-Pikturë

•.‘’ART KLINA 2022’’ nëntor 2021, organizuar nga DKRS Klinë dhe QK’’Jehona e Dukagjinit’’, Klinë-Pikturë

•’’BIENALI I PESTE I VIZATMIT’’ nëntor 2021, organizuar nga SHAF ZEF KOLOMBI, Galeria e Arteve, Ferizaj-Pikturë

•’’WORLD OF OBJECTS’’ nëntor 2021, CONETOPORARY ART POST (CAP) GALLERY, Turqi- Pikturë

•’’Ekspozita e tretë tradicionale e ’’ Asociacionit të artistëve vizual të Kosovës , dhjetor 2021, Galeria e Fakultetit të Arteve-Pikturë

•“Gursel Sylejmani” ekspozita tradicionale shkurt 2022, Galeria e Arteve Ferizaj, Kosovë-Pikturë

•‘’Woman in nature’’ mars 2022, ekspozita për muajin e femrës, organizuar nga IDA, Iran

•‘’My body, my home’’ mars 2022, organizuar nga Networking Glances, Brazil

•’’MUZA’’ mars 2022, galeria e arteve Gjilan

•’’1’st INTERNATIONAL MAIL ART BIENNIAL OF ARSLANTEPE’’ mars 2022, organizuar nga Universiteti Turgut Ozal Malatya, Turqi

•’’POMO MAIL ART EXHIBITIONS IV’’ maj  2022, organzuar nga SELCUK UNIVERISTESI GUZEL SANATLAR  FAKULTESI, në Selcuk, Konya/ Turqi-Pikturë

•Mail Art Project “Belleza/Beaty” maj 2022, organizuar nga Echorama, në Itali.

• “Postitaide-Mail Art” nga 2-19.06.2022 e organizuar nga KiAQ  dhe Galeria B në Turku, Finlandë. Ekspozita dhe punimet janë pjesë e Muzeut Postal në Tampere, Finalndë.

•”Summer Art Exhibition”  qershor 2022, kuruar nga Zana Ramadani, në 3’rd Eye Bar, Prishtinë, Kosovë.

•Mail Art “Quali Valori” organizuar dhe kuruar nga Generoso Vella. 04.08.2022 në Muzeun Irpino, Avellino, Itali.

•”Art Project-Artistic Money”, dhjetor-janar 2023, organizuar nga Galeria MCL, Itali.

•Artistët për Artistë-Karavani Artistik”, organizuar nga grupi artistik Artistët për Artistë, dhe Veton Gusia ekspozitat shëtitese në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë.

•”Ekspo Vere” organizuar  nga Artistët  për Artistë dhe Veton Gusia,  Ulpianë, Prishtinë.

•HIAA Fest exhibition 1.12.2023 organizuar nga Helsinki International Artists në Kapelitehdas, Helsinki, Finlandë.

•Paionet Fest edicioni i I-rë, dhjetor 2023, Kinemaja Jusuf Gërvalla, Pejë, Kosovë.

Ekspozitat e kuruara dhe eventet artistike:

•‘’UAG’’ 2015 bashkëkuratore në Unique Art Gallery, në Prishtinë

•Projekti artistik ‘’BEAT BRUNCH’’ bashkëorganizatore në PR ART LIFE, e realizuar çdo të diele (30 të diela) në Hotel  Garden open kitchen, në Prishtinë 2018

• Ekspozita ‘’Frymë lirie’’ 16.01.2020, bashkëkuratore, në Galerinë e qytetit,Viti

•Pjesë e jurisë profesionale në ekspozitën tradicionale ‘’Dita e Pavarësisë- Çmimi Gursel Sylejmani’’ 17.02.2020, Galeria e qytetit Ferizaj, Kosovë.

•.“8th MARCH WORLD WOMEN’S DAY’’ mars 2021, organizuar nga Online exhibition,  bashkëkuratore me artistin turk Mustafa Duhan  Turqi-Kosovë (online).

ObserverKult


Lexo edhe:

PËRFUNDOI FESTIVALI “HYJNESHA NË FRON”, JA KUSH TRIUMFOI

Festivali i filmit “Hyjnesha në Fron” ka shënuar edicionin e 16-të, ndërsa në natën përmbyllëse u ndanë edhe disa çmime.

Në Kino “Armata”, për tre ditë me radhë, u shfaqën filma dhe u zhvilluan aktivitete artistike nga komuniteti i krijuesve të filmit dhe dashamirësve të këtij arti.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult