Përfundoi festivali “Hyjnesha në Fron”, ja kush triumfoi

Festivali i filmit “Hyjnesha në Fron” ka shënuar edicionin e 16-të, ndërsa në natën përmbyllëse u ndanë edhe disa çmime.
Në Kino “Armata”, për tre ditë me radhë, u shfaqën filma dhe u zhvilluan aktivitete artistike nga komuniteti i krijuesve të filmit dhe dashamirësve të këtij arti.
Ndërkaq në këtë edicion, garuan 18 filma në kategoritë e filmave të shkurtër dhe të gjatë.
Në natën përmbyllëse u ndanë edhe çmimet:
Filmat i Metrazhit të Shkurtër:
Filmi më i mirë: “Witness”
Filmi me skenarin më të mirë: Alikija
Aktori më i mirë: Avni Dalipi, “Ninullë”
Regjisori më i mirë: Hamid Yoosefi, “Sphinx”
Hyjnesha në Fron: Takbir

Filmat e Gjatë: Regjisorja, skenaristja dhe producentja Rina Kllokoqi, i ndau çmimin Ergys Metes për regjinë më të mirë të filmit “Nji prej nesh”.
Filmi me skenarin më të mirë: Forbidden womanhood
Aktori më i mirë: Alban Ukaj, “Nji Prej Nesh”
Regjisori më i mirë: Ergys Meta, “Nji Prej Nesh”
Kinematografia më e mirë: Ariel: Back to Buenos Aires
Hyjnesha në Fron: Nguyen

Çmimi për vepër jetësore – Xhevat Qorraj
Çmimin për vepër jetësore e ndau regjisori, skenaristi dhe producenti Ilirjan Himaj, që ishte edhe pjesë e jurisë.
Në mes të emocioneve, producenti Himaj ngriti lart veprën artistike të aktorit të ndjerë Xhevat Qorraj.
Ndërsa Luan Qorraj, i cili pranoi këtë çmim, kujtoi se filmi i parë regjisorial i aktorit Xhevat Qorraj ishte shpërblyer nga Festivali “Hyjnesha në Fron” me çmimet për filmin më të mirë dhe regjinë më të mirë. Për këtë arsye, sipas tij, aktori Xhevat Qorraj do ta vlerësonte lartë peshën e këtij çmimi.

ObserverKult


Asdreni
Aleksandër Stavre Drenova – Asdreni (Drenovë, 11 prill 1872 – Bukuresht, 1947)

Lexo edhe:

“NË SHQIPËRI DUA T’SHKOJ E TË RROJ”, POEZI NGA ASDRENI

Poezia “Dua” nga Asdreni

Mbi bar dua të prehem,
të këndoj, të dëfrehem,
të shoh rreth bagëtinë,
kur hanë dhe pinë;

të shoh fushat e blerta,
bimët kur i fryen era,
njerzit kur punojnë
dhe çupat kur këndojnë!

Ah, dua dhe lulet,
kur i shfaqin pekulet,
dhe fluturat që venë,
mbi to dua të jenë;

bilbili t’ia thotë
nën diellin e ngrohtë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult